Jete & Stil

Kamala Harris në kopertinën e Vogue, por rrjeti zien nga zemërimi për një detaj

Vogue ka njoftuar se në numrin e shkurtit, në kopertinë do të jetë Kamala Harris, zëvendës presidentja e Amerikës ku njerëzit u mjaftuan me një imazh që postoi Vogue në Instagram për të reaguar të zemëruar ndaj asaj që vunë re.

Harris ishte e veshur me një kostum të Donald Deal dhe atlete Converse duke qëndruar përpara asaj që dukej të ishte një perde rozë saten e varur në një mur të gjelbër.

Fotoja është quajtur "një rrëmujë e larë e një kopertine" nga disa kritikë të mediave sociale, të cilët dyshojnë se Vogue ka zbardhur lëkurën e Harris kur editon imazhin, diçka që Vogue e mohon. Shumë njerëz kanë komentuar duke thënë se ngjyra e fytyrës së Harris në kopertinë nuk është ajo që Harris ka në të vërtetë.

Të tjerët kanë vënë në dyshim vendimin për të shfaqur Harris, amerikanen e parë me ngjyrë që u zgjodh në atë post duke veshur Converse, pavarësisht dashurisë së Harris për këto lloj atletesh.

Njerëzit e përshkruan foton si "amatore", "mosrespektuese" dhe "raciste".

Vogue dhe ekipi i Harris thuhet se kanë punuar ngushtë së bashku në xhirime. Vogue gjithashtu ka shkruar se zgjedhjet e stilit dhe mënyrës si Harris do të paraqitej në kopertinë ishin të sajat.

Revista më vonë hodhi ​​një foto shtesë, Harris të veshur me një kostum blu nga Michael Kors, duke qëndruar përpara një tryeze me një pëlhurë tavoline të artë dhe perde të arta. Ky imazh, edhe pse ende i thjeshtë, ndihet më i shkëlqyeshëm dhe më i fuqishëm.

Njerëzit thanë se ky imazh do të ishte më i fortë nëse do të përdorej si versioni i kopertinës së shtypur për në shkurt. Megjithatë, Vogue ka zgjedhur veshjen më të thjeshtë që paraqet Harris me kostum ngjyrë kafe dhe conversa për t'u shfaqur në kopertinë, pavarësisht nga fakti që, sipas CNN, ekipi i Kamalas firmosi që imazhi me kostum blu të përdorej në kopertinë.

“Ekipi i Vogue zgjodhi atë fotografi pasi donte të tregonte një anë tjetër të Harris dhe mos të përqendrohej vetëm në rolin që ajo ka.” tha një zëdhënëse e Vogue.

Gjithsesi njerëzit nuk u mjaftuan me këtë shpjegim dhe e cilësuan si një sinjal ‘mosrespektimi’

Nuk është hera e parë që Vogue akuzohet nga njerëzit si një revistë raciste pasi dhe në lëvizjen “Black lives matter” vitin e kaluar revista nxorri fotografi të papërshtatshme dhe që u cilësuan si të pandjeshme ndaj atij komuniteti. Për shkak të kësaj, kryeredaktorja e Vogue u detyrua të shkruante një artikull ku kërkonte ndjesë për fotografitë e shfaqura.

Ndoshta, nga kjo, njerëzit janë sulur për të gjetur shkas dhe për të reaguar në këtë mënyrë ku shumë kanë kërkuar dhe dorëheqjen e përgjegjësve për këto fotografi.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë