Lajme

Kalonte refugjatë kundrejt parave, në pranga 31-vjeçari

Policia e Kukësit ka goditur një rast të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt parave. Një i ri është arrestuar në flagrancë, teksa po transportonte drejt Kosovës 25 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme.
Mësohet se është arrestuar shtetasi T. LL., 31 vjeç, banues në Lezhë në vendin e quajtur “Nënkalimi Rexhaj”, në afërsi të Morinës.
Po ashtu gjatë kontrollit në automjet, u konstatuan 25 shtetas të huaj irakianë, iranianë dhe sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi dhe do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
31-vjeçari akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Materialet u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Kukës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë