Lajme

Kalon vettingun prokurorja e Krimeve të Rënda, Sonila Muhametaj

Prokurorja e Krimeve të Rënda Sonila Muhametaj ka kaluar sot procesin e vettingut.
Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu dhe Etleda Çiftja, e ka konsideruar të pastër prokuroren Muhametaj në të tria kriteret e vlerësimit dhe ka vendosur konfirmimin në detyrë të prokurores.
Në shtator 2018, Sonila Muhametaj ishte një ndër tre prokurorët e transferuar me urdhër të kryeprokurores Arta Marku pas një konflikti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen “Shullazi”.
Prokurorja Muhametaj ngriti padi kundër vendimit në Gjykatën Administrative dhe e fitoi çështjen, duke u rikthyer nga Prokuroria e Pukës në atë të Krimeve të Rënda.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë