Futboll

Kaloi grupin në Champions, klubi danez ofron birrë gratis për gjithë stadiumin

Gazeta Si – Pas suksesit 1-0 ndaj Gallatasarajit, që mundësoi kalimin e grupit bashkë me Bajern Mynih, klubi danez i Kopenhagenit e ka festuar gjatë këtë kualifikim historik. Në një nga ekranet gjigant të stadiumit u njoftua se klubi ofronte birra për të gjithë të pranishmit në ‘Parken’.

Është një arritje e madhe, që e meritonte një ‘Gëzuar’. Kopenhageni vendosi që ta festonte këtë kualifikim të bujshëm bashkë me tifozët, duke u bërë atyre një surprizë.

Pas vërshëllimës së trefishtë për përfundimin e ndeshjes me Gallatasarajin, që u vendos nga një gol i Lerager, teksa skuadra festonte në fushë bashkë me publikun, në ekranin e madh të stadiumit u shfaq një mesazh, ku shkruhej se kishte birrë gratis për të gjithë dhe se sapo kishte filluar festa e madhe.

Kopenhageni zuri vendin e dytë në grup dhe kaloi më tej bashkë me Bajernin. Gallatasaraji do të luajë në Ligën e Europës, ndërsa Mançester Junatid, që mbeti në vend të fundit, doli jashtë çdo kompeticioni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë