Rend dhe Ligj

Kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen tre të rinj në Korçë

Policia e Korçës vijon operacionin policor të koduar “Perimetri” duke arrestuar tre të rinj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Policia thotë se ka vënë në pranga 3 shtetas, pasi kapen duke transportuar 20 emigrantë të paligjshëm, dy prej të cilëve gjatë ndjekjes nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit:

K. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë.

R. R., 29 vjeç, banues në Sauk, Tiranë.

K. B., 27 vjeç, banues në Sauk, Tiranë.

Sipas policisë, këta të rinj janë kapur duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga fshati Eçmenik-Devoll, në drejtim të Tiranës, 20 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 500 eurosh iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Transportimi i shtetasve të huaj kryhej, me mjetin tip “Roulotte”, me drejtues shtetasin K. Sh., ndërsa dy shtetasit e tjerë R. R., dhe K. B., udhëtonin me mjetin tip “Volkswagen Golf”, të cilët në afërsi të fshatit Gështenjas, gjatë ndjekjes së tyre nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kapën dhe u ndaluan.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/1145470605810037/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë