Media Galeri

Kaliforni, avioni i vogël merr flakë pas uljes në autostradë

Gazeta Si - Piloti dhe pasagjeri i një avioni të vogël me një motor arritën të largoheshin pa asnjë gërvishtje, pasi u ulën në një autostradë në Kaliforni, SHBA.

Andrew Cho, i cili fluturoi me “Piper Cherokee”, kishte humbur fuqinë dhe vendosi të përdorte autostradën “91 Freeway” pranë Corona, Riverside County, në lindje të Los Anxhelosit si një pistë.

Megjithatë, teksa po zbriste në rrugën plot makina, një nga krahët goditi një kamionçinë dhe avioni filloi të rrotullohej dhe të derdhte karburant në asfalt. Mjeti mori flakë, por Cho dhe pasagjeri arritën të dilnin të sigurt pa asnjë problem për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë