Futboll

Kalendari i Serie A, futbolli rifillon me sfidat e prapambetura

Vendimin më të rëndësishëm, atë për rifillimin e kampionatit me datat përkatëse, është marrë tashmë me aprovimin qeveritar të Spadafora. Asambleja e Lega Calcio ka përcaktuar se do të rifillohet në 13-14-17 qershor me Kupën e Italisë dhe pastaj në 20-21 qershor me katër rikuperimet e javës së 25 të Serie A (Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari, Inter-Sampdoria dhe Torino-Parma), përpara se të rinisë kampionati me javën e 27 në 23-24 qershor.

Me organizimin e kalendarit mbeten të tjera çështje për tu zgjidhur në tavolinë, si pjesa e fashave orare: ishte diskutuar mbi ato të 17.15, 19.30 e 21.45. Por futbollistët duan ta evitojnë atë pasdite për shkak të temperaturave të larta.

Për sa i përket lojtarëve në huazim deri në 30 qershor ata do të kthehen në klubet që i përkasin, por klubet nuk mund ti aktivizojnë. Merkatoja e verës do të nisë në 1 shtator me mbylljen në 5 tetor, me një klauzolë: nga korriku do të jetë mundësia për të bërë kontrata paraprake për të mos i dhënë avantazhe klubeve franceze e gjermane që, duke mos luajtur, mund ti nisin tratativat që në korrik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë