Lajme

Kakavijë, ndalohet një polak i dyshuar si vrasës me pagesë

Një person i akuzuar për vrasje me pagesë në Greqi është ndaluar ditën e sotme në Kakavijë. Ai është prangosur nga policia, teksa mësohet se është nga Polonia dhe përdorte një emër të rremë. Vrasja me pagesë për të cilën akuzohet është kryer në Athinë të Greqisë.

Ai po largohej nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, në përpjekje për të kaluar kufirin me pasaportë false, por është pikasur nga policia.

Sipas të dhënave të para thuhet se i ndaluari është një vrasës me pagesë dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Policia Shtetit menjëherë ka nisur punën për të zbardhur veprimtarinë e të ndaluarit në pikën kufitare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë