Trend

Kaftani, trendi i çdo vere

Kaftani është një veshje që u vesh nga shumë kultura rreth botës për njëmijë vite dhe është me prejardhje aziatike. Stilet, përdorimet dhe emrat për kaftan ndryshojnë nga kultura në kulturë. Kaftani, zakonisht ka mëngë të gjata dhe është i gjatë deri në kyçin e këmbës. Në rajone me një klimë të ngrohtë, kaftani përdoret për të qëndruar më freskët, ndërkohë për disa kultura veshja ka shërbyer si një simbol i familjeve mbretërore.
Ka disa lloje kaftanësh dhe prej disa vitesh tashmë është kthyer një trend që përgjithësisht përdoret gatë verës për të qëndruar më freskët. Copa e Kaftanit është prej mëndafshi por mund të përdoren edhe copa të tjera./The Wall Street Journal/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë