Vende dhe Udhetime

Kafshët komediane që bëjnë të gjithë botën të qeshë

Janë disa tregues barsaletash që bëjë për të qeshur vetëm pak njerëz, por gjenitë e komedisë e bëjnë gjithë botën të qeshë.

Kafshët e paraqitura në edicionin 2019 të festivalit vjetor të fotografisë “Comedy Wildlife Photography Awards” janë qartësisht në kategorinë e gjeniut.

Imazhet e kafshëve dëshmojnë se ato janë një burim i pakufishëm humori.

"Çdo vit ne bëjmë këtë konkurs. Ti ekzaltohesh gjithmonë e më shumë duke parë se si njerëzit shquajnë anën humoristike të jetës së egër" thotë Paul Joynson-Hicks, një fotograf britanik dhe bashkëthemelues i aktivitetit.

"Dhe çdo vit ne shohim zgjerim të varieteteve që bëjnë gjeste humoristike, pavarësisht nëse është një pinguin trazovaç (i cili i bëri fëmijët e mi të rrokulliseshin si histerikë nëpër dysheme) ose luanë që vallëzojnë".

Ka një anë serioze të ndarjes së çmimeve. Ata gjithashtu inkurajojnë njerëzit të mbështesin ruajtjen e jetës së egër në vendet e tyre dhe gjatë udhëtimeve duke bërë blerje të përgjegjshme që refuzojnë produkte, prodhimi i të cilëve dëmton habitatet e kafshëve, duke kufizuar përdorimin e ujit dhe duke u bërë një "ndikues i jetës së egër" që kujdeset për mjedisin.

Rezultatet e konkursit, të organizuar në partneritet me shoqatën ndërkombëtare bamirëse të kafshëve të egra, Born Free Foundation, do të shpallen më 13 nëntor. Fituesin do të marrë një paketë një-javor në Masai Mara të Kenias.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë