Të gjithë e dimë se kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në mbarë botën, por një studim i kryer së fundmi nga universiteti i Purdues tronditi të gjithë kafe dashësit. Sipas hulumtimve të tyre, një sëmundje e pakuptueshme po shkatërron bimën e lashtë të kafesë në Amerikën Latine, duke vënë në rrezik furnizimin global me kafe.
Sëmundja e njohur ndryshe si “ ndryshkja e gjetheve së kafesë” është një pluhur portokalli që ul produktivitetin e bimës. E njëjta sëmundje ishte shkaktare edhe për dështimin e industrisë së kafesë në Sri Lankës në fund të viteve 1800. Megjithatë përpjekjet për të menaxhuar sëmundjen dhe për të prodhuar varietete të tjera të kafesë rezistente ndaj sëmundjes, në atë kohë arritën rezultate mjaft të mira, por ekspertët paralajmërojnë se sëmundjet tani po evoluojnë edhe më shumë. “Ne jemi në mes të një krize të madhe të kafesë,” tha Josue Morales, një eksportuese nga Guatamala.
Sipas ekspertëve nga universiteti i Purdues “ndryshkja e gjetheve” të kafesë shkakton vyshkjen e gjetheve të kësaj bime ose zhdukjen në tërësi të saj. Në Amerikën Qendrore rreth 70 për qind e fermave janë goditur nga sëmundja duke shkaktuar humbje të mëdha financiare të fermerëve. Gjithashtu, kafeja “Arabika” e përdorur në 75 për qind të vendeve të botës është shumë e ndjeshme ndaj këtij patogjeni. Ekspertët e përpunimit të kafesë thonë se nuk dinë akoma se si të shpëtojnë bimën e kafesë nga sëmundja.
“Kjo është një nga ato sëmundjet që edhe pse ka qenë më ne për shumë vite në nuk e kemi kuptuar ende gjenezën e saj,” tha Cathie Aime pedagogia e agrikulturës në universitetin Purdue "Kjo është më e vështirë sesa duket, pasi mikro grimcat e pluhurit portokalli janë patogjenë të cilët nuk studiohen lehtësisht, kështu që ju nuk mund të merrni një përgjigje të saktë në kohë,” thotë ajo .
Këto mikro-organizma janë jashtëzakonisht të vogla dhe hyjnë në thellësi të gjethes së kafesë duke shkaktuar vyshkjen e saj në një kohë shumë të shkurtër. Kafeja nuk mund të shpëtojë nga kjo sëmundje ose të rritet në kushte laboratorike. Ekspertët e përpunimit të kafesë po punojnë për të kuptuar më mirë procesin riprodhues të gjeneve të kësaj sëmundje në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje së si të shpëtojnë bimën e kafesë. Fermerët janë të bindur se bima e kafesë do të rezistojë sëmundjeve për aq kohë që ata do të kujdesen siç duhet për të, pavarësisht nga vështirësia që po hasin.
“Gjetja e prejardhjes së “ndryshkut të gjetheve” të kafesë është puna kërkimore thelbësore që duhet të kryejmë për të kuptuar këtë sëmundje, në mënyrë që të shpëtojmë bimën,” tha Tim Shilling, themelues i kompanisë “World Coffee Research”. /Daily Mail/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.