Politike

Veseli letër Tiranës: Eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar që me rastin e 85-vjetorit të vrasjes së heroit Hasan Prishtina, eshtrat e tij të sillen në Kosovë.

Ai është shprehur se eshtrat e Prishtinës duhet të varrosen me ceremoni shtetërore, afër vendit ku janë varrosur ish-presidenti Ibrahim Rugova, dhe simboli i rezistencës, Adem Demaçi.

“Në 85 vjetorin e vdekjes kujtojmë Hasan Prishtinën, heroin e madh të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës. Në këtë vit të nderimit kombëtar për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, dhe në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të krijimit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, kam marrë iniciativën që eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë dhe në një ceremoni shtetërore të varrosen në Prishtinë, në vendin ku prehen Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës dhe Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare në Kosovë”, ka shkruar Veseli.

Ai gjithashtu bën me dije se për këtë u ka kërkuar letër edhe autoriteteve në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë