Politike

Kadilli zyrtarizon kandidaturën për kryetar, në garë edhe Edith Harxhi nga grupi “Për PD-në”, të dielën kryesia

Fatbardh Kadilli është kandidati i parë zyrtar përballë Lulzim Bashës në zgjedhjet për kryetar, që do të mbahen më 13 qershor. 

Kadilli depozitoi zyrtarisht kandidaturën e tij pranë Komisionit Zgjedhor në PD i ngritur për këtë proces.

Qysh prej humbjes së PD-së në zgjedhjet e përgjithshme, Fatbardh Kadilli kërkoi dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit të partisë, Lulzim Basha, me argumentin se ky i fundit nuk mund të sjellë të djathtën në pushtet pas disa humbjesh radhazi.

Kadillli foli për zgjedhjet edhe në mbledhjen e kryesisë së partisë dhe më pas në atë të Këshillit Kombëtar, që u mbajt pak ditë më parë.

“Dorëzova edhe formalisht kërkesën për kandidimin për kreun e PD-së. Është një moment shumë i rëndësishëm në PD, është një moment kthese. Ndonëse është një garë asimetrike sa i përket mjeteve në dispozicion të kandidatëve. Ne kemi kryetarin që nuk del nga zyra. Por ka dhe një asimetri tjetër, është asimetria morale në të cilën ndjehem shumë herë më superior. Vij në këtë garë dhe ballafaqohem me vlerat, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite për të qenë besnikë me institucionin e PD-së, jam njeriu që kam kontribuar me pastërti, nuk do të tradhtoj asnjë nga demokratët edhe në këtë proces”, tha ai.

Ndërkohë, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi përfliten si dy emrat kandidatë që do të propozohen nga grupimi “Për PD-në” përballë Lulzim Bashës. Harxhi pritet te depozitoje emrin zyrtarisht, pas mesdites ne PD

Ky grupim një ditë më parë kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve për kryetar nisur edhe nga zhvillimet në parti që lidhen me shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Kërkesa nuk është marrë parasysh dhe kryesia e PD-së pritet të mblidhet të dielën një ditë pas përfundimit të afatit të depozitimit zyrtar të kandidaturave për kryetar nga Komisioni Zgjedhor


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë