Vetëm pak ditë para votimit për zgjedhjen e kryetarit të PD, Fatbardh Kadilli, një nga kandidatët në garë, tha se në PD duhet të sanksionohet vetëm një parim; Kryetari ose fiton dhe bëhet Kryeministër, ose shkarkohet dhe shkon në shtëpi.
“PD-ja ime dhe juaja është streha e gjithkujt, por nuk mund të jetë kurrë peng i askujt!
Manifesti im politik i jep fund kryetarit-pronar.
Propozimi im është që Kryetari të zgjidhet vetëm për një mandat 4 vjeçar dhe vetëm me një mision: Të fitojë zgjedhjet politike, me PD forcë e parë.
Kryetari ose fiton dhe bëhet Kryeministër, ose shkarkohet dhe shkon në shtëpi.
Kryetari që humb zgjedhjet nuk mund të rikandidojë më.
Ky është manifesti im politik. Unë jam Bardh Kadilli. Në garë për një PD të hapur, të pastër, të bashkuar, fituese”, thotë Kadilli përmes një video.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.