Treg

Ka shumë që punojnë në distancë. Por si t’i bësh të ndihen pjesë e ekipit?

Një nga shenjat kryesore të shumë startupeve të suksesshme është miqësia në zyrë, ku punëtorët janë të gatshëm të japin shumë për të mirën dhe benefitet e ekipit të punës.

Por kjo bëhet më e ndërlikuar kur nuk ka një zyrë fizike ku ti të kesh shoqëri.

Një numër në rritje i startupeve po përballen pikërisht me këtë dilemë, pasi ata punësojnë më shumë njerëz që punojnë nga distanca (remotely) - qoftë për të kursyer para në hapësira zyre apo si dhe një mënyrë tjetër për të tërhequr talentin më të mirë. Por ata që janë jashtë zyrës mund të ndjehen të tjetërsuar, ndërsa ata që janë në seli mund të ndjehen sikur po punojnë me punonjes të huaj.

Bizneset e vogla po vijnë me qasje të reja për t'i ndihmuar punonjësit në distancë që të ndjehen të afruar me kolegët e tyre dhe t'i mbajnë ata të bashkëpunojnë pa probleme.

Ja një vështrim në disa nga ato strategji kreative.

Shfaq dhe trego

Është e panevojshme të thuhet, se një nga avantazhet e mëdha të zyrës ëshët krijimi më i lehtë i marrëdhënieve shoqërore me punonjësit e zyrës e kjo pasi ke mundësi të bisedosh me ta për një kohë të gjatë. Po truku që mund të përdoret tek punonjësit në distancë është krijimi i një versioni virtual të marrëdhënies së zyrës, duke krijuar një mënyrë që të gjithë punonjësit të ndajnë biseda me njëri tjetrin -si për shembull, duke përdorur një platformë bisede si “Slack”.

Gjitashtu ndihmojnë në mardhëniet pozitive të punonjësve në distancë dhe videokonferencat. Kjo shërben në njohjen e punonjësve brenda zyrës me ata që punojnë në distancë.

Në Seeq, një startup për krijimin e programeve kompjuterikë me mbi 100 punonjës të shpërndarë në shtete të ndryshme të botës, aplikohet çdo ditë pune një interval kohor që i dedikohet njohjes së punonjësve me njëri tjetrin. “Në këtë interval kohor çdo ditë, krahas bisedave midis punonjësve në distancë për tema të ndryshme, një punonjës i firmës për rreth 15 minuta paraqet një video në të cilën tregon jetën e tij jashtë punës.”, thotë themeluesi i startup-it Michael Risse.

“Sigurisht që është e thjeshtë e duket si shaka kur e krahason këtë mënyrë të njohuri me kolegët e punës si prezantimet që i bënim dikur në klasat e fillores, në të cilat flisnim se ia kemi kaluar gjatë verës apo gjatë kohës së lirë. Por përmes kësaj mënyrë punonjësit dinë më shumë për njëri tjetrin, ndonëse jetojnë nëpër cepa të ndryshëm të botës, se sa kur jetonin bashkë e bisedat me këtë qëllim shumë rrallë zhvilloheshin”, shprehet Z. Risse   

Courtenay Stevens, një shkrimtare që fokusohet në burimet njerëzore dhe financën e bizneseve në Business.org, e cila u jep rekomandime produktesh dhe shërbimesh pronarëve të bizneseve të vogla, thotë se ekipi i saj planifikon pesë deri në 10 minuta, në fillim të video konferencave, kohë që punonjësit të socializohen me njëri tjetrin e të ndajnë planet e fundjavës si dhe të marrin pjesë në biseda që ndodhin natyrshëm në punë.

Të luajmë së bashku

Është gjithashtu e rëndësishme që punëtorët në distancë të përfshihen me pjesën tjetër të kolektivit gjatë periudhave të pushimit ditor apo ndërprerjes së punës në zyrë. "Ju duhet të kini aktivitete në grup që përfshijnë dhe lidhin njerëzit që punojnë nga shtëpia e zyra. Gjithashtu ju duhet të krijoni e momente të personalizuara për punonjësit në distancë si një mënyrë për të zëvendësuar tortën e ditëlindjes apo drekën e përvjetorit të punonjësve në zyrë," thotë znj.Cooper në FitSmallBusiness.com.

Në kompaninë e saj, ku shumica e punonjësve punojnë në distancë, zhvillohen lojra të ndryshme argëtuese gjatë mbasditeve përmes videokonferencave si Spellingbee (gërmëzimi i fjalëve në anglisht) dhe Pictionary (lojë që falë vizatimeve të ndryshme ti duhet të gjesh fraza apo thënie të ndryshme)

Kompania gjithashtu zhvillon për festa të ndryshmë dhe shfaqje të talenteve të punonjësve  në distancë. Ajo e realizon këtë duke i transmetuar videot e para-regjistruara në hollin ambientit festiv.

“Ne i luajmë këto video në një ekran të madh gjatë së njëjtës kohë që kemi dhe aktet live të punonjësve që punojnë brenda zyrave tona. Gjithashtu ne i çojmë pije e ushqime punonjësve në distancë në mënyrë që ta ndiejnë më mirë festivitetin” shprehet znj Cooper

Takim ballë për ballë me punonjësit në distancë

Takimi i punonjësve ballë për ballë mund të ndihmojë gjithashtu  në miqësimin e tyre. Disa kompani ftojnë punonjësit në distancë në selitë e tyre ose në ndonjë vend tjetër për përvjetore të ndryshmë. Dhe ndonjëherë këto festime të stafit të punës mblidhen e realizohen në shtëpitë e punonjësve në distancë.

Heather Kelly, shefja ekzekutive e agjencisë për marrëdhëniet me publikun në firmën SSPR, thotë se ajo fluturon në shumë prej shteteve të SHBA-së gjatë kohës së pushimeve në kostum e takon punonjësit e kompanive, psh vitin e kaluar ishte në kostumin e Buddy-t nga filmi "Elf". Në çdo vizitë, znj. Kelly i dërgon dhurata secilit punonjës.

“Kjo tregon se sa mirënjohëse unë jam për secilin punonjës duke i takuar personalisht e duke shpërndarë më ta gëzimin e festave," thotë zonja Kelly.

Ndani playlistat muzikore me njëri-tjetrin

Zonja Stevens gjithashtu i thotë stafit të kompanisë së saj të ndërtojë playlista muzikorë. “Kjo bën të mundur që punonjësit në distancë dhe ata në zyra të marrin njohuri për shijet dhe personalitetet e njëri-tjetrit. Çdo javë ka një temë të ndryshme, dhe anëtarët e departamenteve mund të kontribuojnë deri në tre këngë për secilin departament që i përshtaten temës. Më pas në platformën e punës Slack ne shpjegojmë zgjedhjet tona”, thotë ajo. "Ne kemi mësuar shumë për njëri-tjetrin përmes këtij aktiviteti javor. Psh. disa individë në departamentet tona janë shumë introvertë kështu që playlistat muzikorë janë bërë një medium falë të cilit ata mund të shprehin ndjenjat me njëri-tjetrin”, vazhdon znj.Stevens.

Bëhuni seriozë

Shumë ekspertë dhe shefa pajtohen me mendimin që lojërat dhe ndërveprimi i strukturuar janë mënyra të mira për t'u lidhur.

Sheridan Orr, zëvëndës president i departamentit të marketingut në CultureIQ, i cili konsultohet me firmat në lidhje me kulturën e krijuar brenda tyre, thotë “Është thelbësore të dëgjosh atë që  punonjësit dëshirojnë vërtet, e jo të krijosh argëtim të detyruar. E veçanërisht jo argëtim pas orëve të punës. Punonjësit preferojne nxitje morali më esenciale si psh një siguracion shëndetësor apo paketë pushimi.”

Ndërsa Marilyn Maslin, ortake e drejtuese e firmës rekrutuese “Maslin Group and Resume Footprint”, një firmë për reklamimin e brandimin e profesionistëve të ndryshëm, shprehet “Për më tepër, punëtorët në distancë kanë tendencën të jenë proaktivë, të pavarur dhe të krijojnë miqësi përmes lirisë dhe besimit që iu ofrohet atyre nga kompania” .

“Minutën që ju filloni të pengoni në hapësirën e tyre të punës duke detyruar takime të detyrueshme ose duke kërkuar udhëtime të shpeshta, ata mund të fillojnë të ndjehen të kërcënuar ose të mbytur," vazhdon ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë