Libra

Si i idealizojmë shkrimtarët e alkoolizuar

Në kulturën e sotme, ku shkrimtarët shmangin klubet e natës, shkrimtarët e shekullit njëzet të cilët klasifikoheshin në bazë të pijes që preferonin nuk do të përshtateshin. Hemingway ishte i butë pasi parapëlqente birrën. Truman Capote preferonte një martini përpara se të konsumonte drekën dhe Dylan Thomas do të gjente vetën në pseudonimin “koktej”.
Në këtë rrymë na prezantohet një tjetër përmbledhje nga fragmentet e shkrimtarit amerikan Charles Bukowski, i quajtur “On Drinking”. Libri u lançua ditën e sotme në Angli dhe u cilësua si dhurata e përsosur për ditën e baballarëve. Libri përmban poezi, letra dhe ekstrakte të romaneve me temë për dashurinë legjendare që ai kishte për alkoolin.
Nëse do të na duhet një shpjegim për përzierjen e euforisë, mjerimit dhe indinjimit për fenomenin e alkoolizimit, duhet të kërkonim një shpjegim nga Bukowski. Jetën e tij profesionale ai e përshkruante mes lokaleve dhe gazetës “Time”, ku punonte.
Ai ishte autori që shmangu klishetë që ekzistonin për lidhjet misterioze të shkrimit dhe alkoolit. Në një letër drejtuar shokut të tij Doiglas Balzek në vitin 1965, ai shkoi “alkooli është një formë e vetëvrasjes, por më lejon të vras veten dhe pastaj të kthehem përsëri në jetë. Alkooli është një çast qetësie që më frymëzon, ndërsa shkrimi është thjesht një fletë letre. Unë jam dikush që mund ta shohësh vetëm nga dritarja.”
Kjo ishte një formë e një vetëvrasje të përhershme. Bukowski kishte kënaqësi kur përshkruante dëmin që i shkaktonte alkooli. Në letrat e tij ai përshkruante se çfarë kënaqësie i shkaktoi, hemorragjia e stomakut që i rrezikoi jetën në vitin 1955. Ndërsa kurohej ai shkroi “stomaku im u shqye më në fund nga agonia”. Kjo nuk e bënte atë një njeri të mirë.

“On Drinking” mund ta ketë bërë atë të ndjehet i sinqertë dhe i hapur, por lexuesit duhet të hezitojmë përpara se të shohim këtë libër si një tregim të paarsyeshëm nga alkoolizmi. Siç shkruan dhe Olivia Laing në librin e saj për shkrimtarët e alkoolizuar “Trip tho Echo Spring” një prej gjërave që i lidh së bashku është natyra e vetë shpallur e alkoolistit”.
Sipas shkrimeve në këtë libër, një ndër arritjet e një të alkoolizuari është të dije se është i pafuqishëm mbi alkoolin, një hap që shumë njerëz nuk e arrijnë kurrë. Edhe pse Echo Spring analizon gjashtë shkrimtarë të alkoolizuat si John Cheever, Tennessee Williams, John Berryman, Ernest Hemingway, F Scott Fitzgerald dhe Raymond Carver, duket se autorja këto fjalë i ka shkruar posaçërisht për Bukowskin.
Ajo çka duket e habitshme në librin “On Drinking është se edhe pse Bukowski kënaqet në të qenurit i alkolizuar dhe i pavlerësuar, ai gjithmonë ka qenë fitimtar. Ai ka fituar me alkoolin, me lojërat, me gratë me gjithcka.
“Njeriu i ndyrë” titulli i një shkrimi për jetën e tij është një krijim i përpiktë, për të treguar se si nuk funksionon asgjë, kur nuk e kupton ndjenjën e një jetë që ka dalë jashtë kontrollit. Kjo gjë shprehet më shumë në poezinë e tij, sidomos kur përballet me një armik të pangopur siç e quan ai në frazën “milingonat e pangopura zvarriten rreth buzëve të mia të dehura”
Nëse Bukowski do të ishte gjallë sot, ai padyshim do të kishte disa fjalë të zgjedhura për konceptin e maskiliteit, por është e pamundur të lexohet puna e tij në vitin 2019 dhe të mos ndikohesh nga mendimet e tij maskiliste që paraqiten në shkrim.
Në librin “On Drinking” shprehet një seksizëm i rastësishëm dhe për të gratë nuk janë njerëz, ato janë pjesë trupit dhe këtu duket qartë lufta që kishte me steriotipet.

“Ajo ishte një infermiere e bukur, me këmbët dhe vithet e mira,” një fjali në librin autobiografik të tij “Post Office” tregon qartë idetë e tij. Në të njëjtin libër, ai përshkruan përdhunimin e një gruaje të sëmurë mendore si diçka krejtësisht normale.
Por çfarë lidhje ka mes shkrimeve dhe alkoolit?
Alkooli është një lënde e cila ndikon në tru, duke shkaktuar dehidratim dhe nëse ai do të vlerësohej nga vesi i tij, atëherë do të cilësohej si mashkulli më i keq i të gjitha kohërave.
Ka shumë për të shijuar nga shkrimet e Bukowskit, lirinë e poezisë së tij, frazat klasike të prozës së tij, por ky koleksion rrezikon t’ju fusë në një errësirë dhe nuk do të kuptoni realitetin. Ashtu si duket qartë në librin Echo Spring, është e vështirë të përgjithësosh efektin e alkoolizmit tek shkrimtarët, përtej valës së vuajtjeve që mund të kenë kaluar.
Bukowski jetoi deri në moshën 73 vjeçare, por të tjerët nuk ishin kaq fatlumë sa ai. Ashtu siç përshkruan edhe shkrimtari Lewis Hyde, katër nga gjashtë amerikanët që fituan çmimin Nobel për Letërsinë ishin të alkoolizuar dhe përfunduan duke vrarë veten. Me kaq shumë momente të pa shembull dhe të pashprehura të seksizmit libri “On Drinking” të lë një shije të hidhur./The Independent/

 

Më Shumë