Futboll

Ka festë në Shkodër! Vllaznia nënshtron Tiranën dhe sheh kreun 4 pikë larg, titulli më afër

Gazeta Si – Vllaznia dhe Shkodra i kishin paraparirë fitores në ‘Klasiken e Shqipërisë’. Entuziazëm, atmosferë e zjarrtë, autobusi i ekipit i shoqëruar me kalorës dhe një koncert para ndeshjes. Dhe Vllaznia në fushë nuk mund të zhgënjente.

Shkodratë kanë fituar 3-1 ndaj Tiranës dhe tani me siguri do të shohin më shumë ëndrra me titullin kampion. Kreu është vetëm 4 pikë (50-46) larg dhe ndaj Egnatis që nuk fiton prej javësh përmbysja mund të arrihet.

Juriç hapi ndeshjen me golin e avantazhit për Vllazninë, që në fundin e pjesës së parë dyfishoi me kapitenin Bekim Balaj. Tirana do të rifutej në lojë me golin e Nikqit, por shumë shpejt Vllaznia shënoi edhe të tretin me penallti, me ish-sulmuesin e Kombëtares. Një fitore e rëndësishme kjo, që shton kreditet e Vllaznisë jo vetëm poër vendin e dytë, që mban aktualisht, por edhe për të parin.

Tirana ndërkohë është shumë larg formës së saj më të mirë dhe rezultateve. Me atë që ka dhënë në fushë në javët e fundit, ka rrëshqitur në vend të 6-të dhe duket se e ka shumë të vështirë të reagojë edhe me ndryshimin e stafit teknik.

Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Teuta fitoi pastër derbin me Erzenin dhe është ngjitur në vend të 8-të, i fundit që të shpëton nga rënia direkt në Kategorinë e Parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë