Politike

Ka dhënë dorëheqjen si deputete, por Grida Duma ende anëtare / Sot fillon komisioni për reformën zgjedhore, Bardhi mbledh grupin  

Një orë para fillimit të punës së komisionit për reformën zgjedhore ku pritet të miratohet planveprimi dhe kalendari i punimeve, Gazment Bardhi ka mbledhur grupin parlamentar në kryesinë e Kuvendit.

Nuk dihet ende nëse deputetë e grupit si Dashnor Sula, Oerd Bylykbashi apo Ervin Salianji (si anëtar zëvendësues) do të marrin pjesë në këtë komision ndërsa prej muajsh kanë kërkuar bashkëdrejtimin pasi në bazë të Kodit Zgjedhor aty është edhe rëndësia më e madhe sa kohe që bashkëkryetari ka të drejtën e vetos.

Ndërkohë komisioni për reformën pritet të fillojë me anëtarët e PS-së me në krye Damian Gjiknurin dhe Enkelejd Alibeajn në anën tjetër. Duhet kujtuar gjithashtu se ky komision fillon pa ndryshimin e përbërjes së kërkuar më herët nga Gazment Bardhi si kryetar grupi sa kohe që anëtar i këtij komisioni figuron ende Grida Duma e cila ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetes kohë më parë

Më herët Gazment Bardhi ka propozuar bashkëkryetar të komisionit për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashin, ndërsa si anëtarë deputetët Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Saljanji, Lindita Metaliaj, Tomor Alizoti, Fatmir Mediu, Shpetim Idrizi dhe Petrit Vasili, kërkese kjo që është shtyre disa herë për votim nga mazhoranca

Lista e anëtarëve në komision

PS

Damian Gjiknuri (bashkëkryetar)

Blerina Gjylameti (anëtar)

Klotilda Bushka (anëtar)

Toni Gogu  (anëtar)

Ermonela Felaj (anëtar)

Arben Pëllumbi (anëtar)

Blendi Klosi (anëtar)

Klevis Xhoxhi (anëtar)

Gledis Çeliku (anëtar zëvendësues)

Jurgis Çyrbja (anëtar zëvendësues)

Xhemal Qefalia (anëtar zëvendësues)

PD

Enkelejd Alibeaj (bashkëkryetar)

Oerd Bylykbashi (anëtar)

Grida Duma (anëtare)

Dashnor Sula (anëtar)

Kreshnik Collaku (anëtar)

Lindita Metaliaj (anëtar)

Seladin Jakupllari (anëtar zëvendësues)

Ervin Salianji (anëtar zëvendësues)

Eralda Bano (anëtare zëvendësuese)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë