Futboll

Juventusi tenton goditjen Henderson, huazim 6-mujor dhe pa kosto për mesfushorin anglez

Gazeta Si – Samarxhiç është lojtari i lakmuar në merkaton e dimrit nga Napoli dhe Juventus. Napoli ishte më afër, pas akordit me Udinezen, por duhet të zgjidhë çështjen me babain agjent Mlladen, i cili i ka dhënë fjalën Juventusit. Mesfushori duket se ka marrë rrugën drejt Torinos, por me shumë mundësi do të mbërrijë aty në verë.

Sepse Juventusi ka problemin e likuiditetit. Për momentin në klubin bardhezi po vlerësohen daljet. Logjika të çon që mbyllja e marrëveshjes me Samarxhiç, duke shfrytëzuar formulën e pagesës me këste, si në rastin e Lokatelit, të bëhet në qershor.

Për janarin ka një pistë të hapur, ajo e Xhordan Henderson, ish-kapitenit të Liverpulit. Ai është penduar për kalimin në Arabi dhe mund të pranojë një huaziom 6-mujor në Torino. Duke menduar njëkohësisht edhe për Europianin, që Henderson rrezikon seriozisht ta humbasë, duke parë ulje-ngritjet me Al-Etifaq.

Juventusi ka dy objektiva edhe në shtëpinë e Atalantës, por ato kanë një kosto të lartë. Kopmeiners ka një kontratë deri në 2027-ën me bergamaskët dhe kushton rreth 40 milionë euro. Ederson, të cilin Atalanta nuk dëshiron ta lëshojë, mund të spostohet si tratativë në muajin qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë