Futboll

Juventusi refuzoi 57 milionë euro për Demiral ditën e fundit të merkatos

Fundi i merkatos dimërore nuk solli ndonjë përforcim te Juventusi, por të paktën klubi bardhezi nuk humbi elementë të rëndësishëm, si për shembull mbrojtësin Demiral. Paratiçit iu desh të mbrohej nga sulmi i minutës së fundit nga ana e Livepulit me miliona euro.

Anglezët tentuan të rrëmbenin nga Juventusi mbrojtësin Merih Demiral me një ofertë të jashtëzakonshme prej 57 milionë eurosh. Trajneri Jurgen Klop ishte në kërkim të një mbrojtësi qendre, që mund të zëvendësojë holandezin Van Dajk të dëmtuar. Oferta ishte vërtet tunduese, aq më tepër kur jemi në një kohë krize të shkaktuar nga pandemia, por në fund drejtuesit e Juventusit rezistuan dhe i thanë “Jo” Liverpulit.

Merih Demiral, mbrojtësi turk i Juventusit. Gazeta Si, 2 shkurt 2021

Edhe pse deri tani nuk ka pasur shumë hapësirë, për shkak edhe të disa probleme shëndetësore, Juventusi dhe Pirlo e vlerësojnë Demiralin si një futbollist shumë të rëndësishëm, sidomos për perspektivën. Kielini është një hap larg lamtumirës dhe Bonuçi jo shumë larg, ndaj dhe mbrojtësi turk konsiderohet si një nga elementët kryesorë të së ardhmes.

Pas refuzimit të Juventusit, Liverpuli arriti një marrëveshje me Ozan Kabak, të cilin e ka marrë në formë huazimi nga Shalke. Një lëvizje më ekonomike kjo për anglezët, rreth 30 milionë euro, nëse vendosin ta blejnë futbollistin në fund të sezonit. Kabak ishte kërkuar edhe nga Milani, para se të firmoste me Tomorin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë