Futboll

Juventusi pëlqen Mitajn, do ta ndjekë nga afër në miqësoren e Shqipërisë me Kilin

Gazeta Si - Të premten në stadiumin e Parmës do të ketë disa miq specialë. Përfaqësues të Juventusit do të ndjekin nga afër miqësoren mes Shqipërisë dhe Kilit me një emër në fokus: Mario Mitaj.

Sipas “Tottosoport”, Kristiano Xhuntoli, drejtori sportiv i klubit bardhezi ka zgjedhur mbrojtësin e majtë të kuqezinjve si një përforcim të mundshëm në verë. Do të ishte një nga lëvizjet tipike të këtij drejtuesi, që shquhet për afrimet me kosto të ulët, të tipit Kvaratskhelia apo Kim në kohën e Napolit.

Mario Mitaj pas nje ndeshjeje me Kombetaren. Gazeta Si, 20 mars 2024

Shtypi italian bën edhe një profil të Mitajn, që me debutimin me fanellën kuqezi në kohën e Rejës e deri tani që është një nga titullarët më të rëndësishëm të Silvinjos.

Po ashtu, në artikull përmendet fakti që Lokomotiva e Moskës, klubi aktual i mbrojtësit, pagoi 3 milionë euro tek AEK-u i Athinës në vitin 2022. Fakti që Mitaj ka një menaxher italian, mund ta bëjë më të lehtë operacionin.

Verën e ardhshme, pas Europianit, kolonisë shqiptarë të Serisë A mund t’i shtohet edhe një emër tjetër dhe me një fanellë shumë prestigjioze, si ajo e Mitajt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë