Futboll

Juventusi magjepset pas Berardit, synon ta marrë në janar me ndihmën e …Pogba

Gazeta Si – Fantazisti i Sasuolos nuk ka dalë nga radarët e Xhuntolit dhe pas asaj paraqitjeje të shkëlqyer ndaj Interit, interesi është rritur edhe më shumë për ta marrë në merkaton e janarit.

Para pak ditësh Berardi ndëshkoi Interin, duke bërë që Juventusi të jetë në garë për titullin, kështu që mund të ‘falet’ nga tifozët bardhezi. Në verë ai ishte gati të hipte në trenin që do ta çonte në një klub big, te ‘Zonja e vjetër’. Në janar kjo pistë mund të kthehet në modë. “Nuk e përjashtojmë si mundësi”, - ka thënë së fundi Karnevali, administrator i Sasuolos.

Diçka mund të ndodhë në sesionin e ardhshëm të merkatos dhe këtu mund të japë një dorë Pol Pogba. Francezi do të kryejë sërish analizat pas akuzave për doping. Nëse konfirmohet skualifikimi, Juventusi do të kursejë gati 30 milionë euro në 3 vjet. Pak a shumë shifra që kërkon Sasuolo për Berardin.

Do të ishte një investim i rëndësishëm, por nëse skuadra e Alegrit do të jetë e sigurt në klasifikim për një vend në Champions sezonin e ardhshëm. Çështja ‘Pogba’ do të tregojë shumë në këtë drejtim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë