Futboll

Juventus prishet me Sarrin, Fiorentina nis negociatat

Tratativa mes Maurizio Sarri e Juventus për zgjidhjen e kontratës në skadencë në 2022 ka marrë një tjetër përshpejtim. Rreth 10 ditë më parë palët intensifikuan kontaktet e në orët e fundit, kur bisedimet mes ish-teknikut e bardhezinjve janë bërë konkrete, direkt i interesuar është bërë Fiorentina. Është e pamundur të mos lidhen zërat që vijnë nga Firence, me Giuseppe Iachini që është në fije të perit në pankinën viola.

Ajo e Fiorentinës është një zgjidhje që do të kënaqte si trajnerin, që mezi pret të rifillojë, madje në skuadrën që ka për zemër, ashtu edhe Juventus që mezi pret të lirohet nga një pagë që rëndon ende bilancin për më shumë se 6 milionë euro në vit, që për ta do të thotë një kursim afërsisht prej 15-20 milionësh.

Sapo të rikthehet në merkato, Sarri do të presë të reja nga Firence (Commisso e tifozët janë të pakënaqur me Iachini, me Udinese mund të jetë shansi i fundit për teknikun, gjithnjë nëse situata nuk precipiton më herët) por La Stampa sjell në vëmendje edhe situatën në kryeqytet, tek verdhekuqtë. Pavarësisht 5-2 ndaj Beneventos, vazhdojnë të qarkullojnë zëra për një revolucion të mundshëm teknik, me Sarri e Allegri në shënjestër të Friedkin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë