Futboll

Juventus-Napoli, Gjykata u jep kohë klubeve deri më 14 tetor

Çfarë vendimi do të merret për Juventus-Napoli? Kur Napoli nuk shkoi në Torino, u duk se fitorja 3-0 në tavolinë për kampionët e Italisë ishte një formalitet, por ka kaluar gati një javë dhe ende nuk ka një vendim zyrtar.

Shtypi sportiv italian shkruan se vendimi për ndeshjen në fjalë do të merret të mërkurën e 14 tetorit. Gjykata Sportive në fakt u ka dhënë kohë palëve që të paraqesin të gjitha dokumentet që kanë në dispozicion. Më 14 tetor do të mësohet, nëse Juventusi do të marrë tri pikët në tavolinë, apo ndeshja do të zhvillohet në një datë që mbetet për t’u përcaktuar dhe për skuadrën e Gatuzos të ketë vetëm një penalizim.

Arbitrat e ndeshjes Juventus-Napoli, që nuk u zhvillua. Gazeta Si, 9 tetor 2020

Drejtësia sportive ka marrë kohë dhe për momentin nuk ka vendosur asgjë. Cilido që të jetë vendimi, do të krijojë polemika. Sipas protokollit dhe rregullores, Napoli e humbet ndeshjen në tavolinë, sepse nuk është paraqitur. Por në situatën aktuale mund të ketë një “falje”, pasi klubi i Elseid Hysajt luan me “kartën” e zonës ku bën pjesë. Por shtyrja e ndeshjes për në një datë tjetër do të krijonte një precedent të rrezikshëm, ndaj dhe Gjykata nuk është nxituar në marrjen e vendimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë