Futboll

Juventus-Barcelona pa Ronaldon

Mbrëmja e sotme e Champions League pritet të dhurojë sfida emocionuese, teksa vëmendja është e përqendruar në Allianz Stadium, ku do të luhet Juventus-Barcelona. Nuk do të ketë sfidë kundër Lionel Messi për Cristiano Ronaldon. Portugezi i Juventusit i është nënshtruar dy tamponeve që kanë evidentuar përsëri pozitivitetin ndaj koronavirusit. Ronaldo, që është jashtë fushës që në 13 tetor dhe ka qenë gjithë kohën asimptomatik, shpresonte se e kishte kaluar virusin e se mund të kthehej më në fund në fushë, por pritja e tij me sa duket nuk ka përfunduar ende. Në këtë formë, Andrea Pirlo pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë, dyshen e sulmit Morata-Dibala.

Katalanasit me dorëheqjen e papritur të Bartomeut janë në krizë të plotë, pa llogaritur që vijnë nga humbja në Classico dhe pa Coutinho e Pique të dëmtuar e skualifikuar. Ndeshja tjetër, ku Uzuni sërish nuk do të jetë, do të jetë beteja për vendin e tretë ku Ferencvaros do të presë ukrainasit e Dinamos.

Në Grupin ku gjithçka është e barabartë, Chelsea e Sevilla kërkojnë tashmë të shpejtojnë të sigurojnë kualifikimin. Londinezët do të udhëtojnë në Rusi për të sfiduar Krasnodar, në kërkim të vendit të parë në Grupin E, ndërsa Sevilla do të presë francezët e Rennes. Dortmund i beson Halaand, i cili pritet të udhëheqë  verdhezinjtë, në 90 minutat kundër Zenit St Petersburg, që është në kuotën e 0 pikëve, ashtu si gjermanët. Brugge pasi fitoi të parën do të tentojë të vendosë një gur kualifikimi, duke mundur në shtëpi Lazion. Italianët kanë shumë mungesa, aq sa në seancën e fundit stërvitore Inzaghi kishte në dispozicion vetëm 12 lojtarë të ekipit të parë. Ndërkohë, sa i përket ndeshjeve të tjera, PSG do të kërkojë fitoren e parë në fushën e turqve të Bashaksehir, ndërsa Manchester United pret në shtëpi Leipzig.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë