Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Junker deklaron se zgjedhjet e 30 qershorit duhet të mbahen dhe mos realizimi i këtij procesi do të inteferojë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Presidenti i KE-së e mbajti këtë qëndrim gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama nga selia e Brukselit.
“Të gjitha partitë politike në Shqipëri duhet të angazhohen. Shqipëria tashmë është gati për hapin e radhës. Shqiptarët duhet që të votojnë, pasi kjo është një e drejtë qytetare. Unë nuk dua të ndërhyj në këtë proces zgjedhor, unë thjesht kam ndarë pikëpamjet e mia, zgjedhjet duhet të bëhen, qytetarët duhet të shprehen me votë. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve Shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen,përndryshe prespektiva europiane e Shqipërisë do të vonohet”", tha Juncker.
Presidenti i KE-së shmangu debatet e hapura mes presidentit Meta dhe mazhorancës, duke theksuar se nuk dëshiron të ndërhyjë në këtë përplasje.
Ky qëndrim i presidentit të KE-së është vlerësuar së tepërmi nga kryeministri Edi Rama. "Zgjedhjet duhet të mbahen në kohë. Nuk duhet të ketë shtyrje afatesh të zgjedhjeve dhe ky qëndrim është për t'u përshëndetur aga ana juaj", theksoi Rama.
Kryeministri shqiptar ka shmangur pyetjet mbi konfliktin mes mazhorancës dhe presidentit, duke theksuar se "nuk dua të shpenzoj kohën në këto momente duke folur për presidentin. Do ta realizoj këtë pasi të kem përfunduar misionin tim".
Presidenti i KE tha se Shqipëria meriton hapjen e negociatave, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e palëve politike. "Reformat nuk bëhen për të përfituar disa institucione, por për njerëzit e Shqipërisë për të jetuar në një shoqëri të ndershme ku shteti ligjor respektohet dhe shteti është i besueshëm. Nuk ka arsye më të fortë se kjo për të vijuar këtë progres impresiv. Për KE-në duke u bazuar në vlerësime objektive, Shqipëria është gati për hapin e radhës. Prandaj i kërkuam KE-së hapjen, por ka disa pengesa për t'u kaluar. Autoritetet shqiptare kanë plotësuar kërkesat. Nëse i kërkojmë një vendi të bëjë këtë apo atë dhe ai i plotëson nuk kemi si i themi jo. Unë jam në favor për hapjen e negociatave, pasi Shqipëria ka plotësuar kërkesat, por nuk është sekret se disa vende kanë disa shqetësime. E kam siguruar kryeministrin se do të mbroj çdo vijë dhe deklaratë të raportit tonë. Lufta kundër kanabisit është një shembull. Rëndësia e unitetit politik, të gjitha partitë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Jam në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë sa më shpejt, në verë apo në fillim të vjeshtës", deklaroi Rama.
Edhe kryeministri Edi Rama u shpreh se ka ardhur momenti që të hapen negociatat dhe se duhet të hapet drita e gjelbër, duke shtuar ky nuk është fundi i mbylljes së kapitullit, por vetëm fillimii i hapjes së kapitujve. "Ne nuk i përmbushëm detyrat këtë për shkak se Brukseli dhe vendet anëtare e kërkojnë, por e bëmë për vendin tonë", tha Rama.
Por mes Ramës dhe Junker pati një përplasje me deklaratë, në momentin kur u shefi i qeverisë shqiptare tha se procesi i i zgjerimit nuk duhet të kthehet në një lojë. "Kjo nuk nuk është lojë, të jeni të sigurt se ne jemi të vendosur për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit", replikoi Juncker.
Pyetjes së idesë për Shqipërinë e Madhe, kryeministri shqiptar theksoi se në mendjen e tij ka vetëm një bashkim të madh, edhe ai është në familjen e madhe europiane.
Më herët kryeministri Edi Rama u takua me presidentin e Këshillit Europian, si dhe me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Në një postim në Twiiter, zëdhënësja e Mogherinit publikoi foton e takimit ndërsa shkruan: "Mogherini mirëpret Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Bruksel sot, duke ndjekur rekomandimet e Komisionit Evropian dhe Këshillin Evropian për hapjen e negociatave, duke pranuar rezultate të prekshme të reformave, në veçanti me reformën në drejtësi."
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.