Politike

“Ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime”, PS publikon spotin me Neritan Cekën

“Ju vraftë zoti! Ju zëntë bukën e kalamajve, iu qorrofshin sytë!”, kështu nis spoti i Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Në videon e publikuar, protagonist është ish-ministri Neritan Ceka, i cili prej ditësh është ironizuar në rrjet me mallkimet që bëri në një studio televizive.
Edhe në video ish-ministri Ceka mallkon të gjithë ata që do marrin pjesë në zgjedhje e do votojnë.
Kjo gjuhë e Neritan Cekës, e padëgjuar më parë prej tij, ka shokuar të gjithë dhe ka shkaktuar jo pak reagime edhe në rrjetet sociale.

 

Më Shumë