Treg

JP Morgan mendon se Apple duhet të blejë Netflix

Me më shumë se 250 miliardë dollarë të ardhura, Apple ka shprehur kohët e fundit ambicien për të blerë gjigantin e filmave Netflix. Analistii J.P. Morgan Samik Chatterjee mendon se gjiganti i teknologjisë mund t’i përdorë ato para duke blerë Netflix.

"Ne mendojmë se Netflix është më i përshtatshmi nga ana strategjike në pozitën udhëheqëse, në nivelin e angazhimit, si dhe përmbajtjen origjinale, duke bërë diferencën. Ne besojmë se ajo që ka vlerë është të sigurosh lojtarin më të suksesshëm, pasi është më vështirë me një lojtar më të dobët në treg", ka thënë të hënën analisti Chatterjee.

Ai thekson se kjo blerje mund t’i kushtojë Apple deri në 189 miliardë dollarë.

Netflix ka një vlerë aktuale të tregut prej 148 miliardë dollarësh dhe 7 miliardë dollarësh në borxhin neto. Chatterjee thotë se kjo do të ishte një përshtatje e mirë dhe një blerje strategjike.

Apple aktualisht është duke u përpjekur të ketë një platformën të vetën. Analisti beson se do të jetë shumë e vështirë për një shërbim të ri të çajë tregun në botën e transmetimit, madje edhe nga një kompani aq e madhe sa Apple. Prandaj blerja e Netflix dhe/ose kombinimi i saj me platformën e re të Apple ose përdorimi i njërit për të promovuar tjetrin, mund të provojë diçka shumë të dobishme për konsumatorët.

Kjo nuk është hera e parë që flitet për një shitje të mundshme të Netflix në Apple, pasi në fillim të vitit të kaluar perspektiva e dy gjigantëve fitoi vëmendje në qarqet financiare dhe të medias. Megjithatë, edhe pse është e vështirë të mendosh, blerja e Netflix nga Apple mund të çonte në diçka pozitive.

Gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë po konkurrojnë brenda një industrie të mirëpërcaktuar, për t'i bërë gjërat më të mira për konsumatorët. Dhe bota e argëtimit nuk bën përjashtim, pasi konkurrenca e shëndoshë tenton të detyrojë çdo studio të përpiqet dhe të nxjerrë produktin më të mirë që mundet. Por për fat të keq, në dy dekadat e fundit është parë një trend drejt bashkimit dhe blerjeve në botën e argëtimit dhe medias, duke çuar në opsione gjithnjë e më pak të pavarura nga njëri-tjetri.

Për shembull, në vitin 2003, NBC dhe Universal Studios u bashkuan për të krijuar një konglomerat masiv të njohur si NBC Universal. Ndërsa gjiganti kabllor Comcast gjatë vitit 2011 bleu NBC Universal, duke krijuar një "bishë" edhe më të madhe dhe më të fuqishme. Kohët e fundit, gjiganti i telekomunikacionit AT&T bleu Time Warner, një kompani që tashmë zotëronte DC, HBO dhe Warner Bros Film si dhe disa studio të tjera televizive. Vitin e kaluar, Disney ndërmori një marrëveshje të madhe për të blerë shumicën e Fox.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë