Libra

‘Jeta si një lojë shahu’/ Legjenda e shahut, Garry Kasparov promovon librin e tij në Tiranë

Legjenda botërore e shahut, shkrimtari dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Garry Kasparov ndodhet në një vizitë në Tiranë, në kuadër të promovimit të librit të tij “Jeta si një lojë shahu”.

Takimi është organizuar në ambientet e Piramidës.

Kasparov është mjeshtër i madh i shahut dhe ish-kampion bote në këtë disiplinë nga 1984 e deri në 2005 kur u tërhoq.

Ai u bë kampioni më i ri botëror në moshën 22-vjeçare kur mundi kampionin e atëhershëm Anatoly Karpov, me të cilin e mbrojti titullin tri herë, në 1986, 1987 dhe 1990.

Që kur u tërhoq nga shahu, Kasparov ia ka dedikuar kohën e tij të shkruarit, politikës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë