Bota

Jep dorëheqjen kryeministrja franceze Elisabeth Borne, qëndroi më pak se dy vjet në detyrë

Gazeta Si - Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, jep dorëheqjen dhe largohet nga ky post pas më pak se dy vitesh në detyrë. Presidenti Emanuel Makron është gati të riorganizojë ekipin e tij të lartë përpara zgjedhjeve që do të zhvillohen këtë vit.

Në një deklaratë Makron u shpreh se Borne kishte treguar “guxim, përkushtim dhe vendosmëri” gjatë kohës që ishte në detyrën e kryeministres. Ende nuk është bërë me dije se kush do ta pasojë pasardhësi i saj.

Ndryshimi në kryeministri vjen pas një viti me kriza politike të shkaktuara nga reformat e kontestuara të sistemit të pensioneve dhe ligjet e imigracionit, sipas Reuters.

Përpara riorganizimit, i treti që nga rizgjedhja e tij në vitin 2022, presidenti Makron ka shtyrë mbledhjen e parë të kabinetit për këtë vit, duke nxitur zërat për një ndryshim të ardhshëm në qeverisje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë