Trend

Jennifer Lopez e konfirmon: Ky trend i viteve 2000 është rikthyer

Në vitin 2021, të flasësh për tendencat e modës pothuajse duket e çuditshme, me gjithë çudinë që e karakterizon vitin që lamë pas e sidomos industrinë e modës.

Kemi parë prodkte të reja, totalisht ndryshe, të vecanta por Jennifer Lopez, mbretëresha e stilit ka vendosur të vulosë rikthimin e kapeles nga Dior, një kapelë që është quajtur dhe ‘kapela kovë’ për shkak të formës së saj.

Para se të performonte në prag të Vitit të Ri, Lopez postoi një foto të saj duke udhëtuar ku ndjekësit e saj vunë re kapelën edhe pse nuk ishte dicka që shkonte me veshjen e saj.

Ditë më vonë, ajo e vendosi atë përsëri, këtë herë duke marrë kapelën në plazh.

Sigurisht, Lopez nuk është e vetmja e famshme që është tifoze e rikthimit të këtij trendi që i përket viteve 2000.

Në shtator, anëtari i grupit dhe reperi i BTS Kim Namjoon vendosi një kapelë të ngjashme gjatë një interviste. Ndërsa versioni i tij ishte teknikisht pjesë e bashkëpunimit të Dior me Air Dior dhe ishte blu, nuk mund të mohohet që ikonat tona të preferuara të modës me të vërtetë po e ndiejnë këtë stil rikthimi.

Edhe Kylie Jenner është në trend, pasi ajo kishte kapelën e kovës Dior ndërsa pozonte në dëborë.

Nëse dëshironi një kapelë kovë tuaj Dior, bëhuni gati të shpenzoni qindra dollarë. Ndërsa versioni i J.Lo është shitur, Dior shet stilin Teddy D me buzë të vogla që kushton 680 dollarë, ndërsa kapela me kovë të vogël Dior Chic është 1050 dollarë. Doni apo nuk doni ta blini, ju pëlqen apo jo, ky trend është në mësin tonë këtë vit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë