Data 24 korrik shënoi ditëlindjen e 50-të të ikonës Jennifer Lopez dhe pritet që ky vit të jetë plot surpriza për të. Ajo e priti ditëlindjen në turne, filmi i saj “Hustlers” pritet të jetë një hit dhe qershia mbi tortë, një dasmë është rrugës. Ditëlindjet e saj duken më shumë si mundësi të përvitshme ku ylli i pop-it feston shpirtin e saj që gjithmonë do mbetet i ri, stilin dhe fizikun e tonifikuar, dhe duket se këto gjëra nuk kanë ndryshuar që nga dalja e saj e parë në skenë në fillim të viteve 90 si një Fly Girl në serialin “The Living Color”.
Le të kthehemi mbrapa ne kohë për një moment, në kohën kur bluzat me shpatulla dhe barkun jashtë shiheshin kudo dhe flokët mbaheshin gjthmonë të drejta. Që atëherë, ne e kemi parë këngëtaren e hitit ‘Jenny From the Block’ të transformohet në një yll ndërkombëtar. Ishte koha kur ajo pushtoi ekranet me rolin e Selena-s me buzët në ngjyrë çokollate dhe publiku u tërhoq menjëherë pas saj, apo shfaqjen e saj në ‘MTV Video Music Awards’ me Sean Combs në vitin 2000, ku mbante veshur një veshje të bardhë dypjesëshe. Dhe sigurisht, kush mund ta harrojë fustanin e saj ngjyrë smeraldi nga Versace që i linte shumë pak vend imagjinatës.
Ajo e festoi ditëlindjen e saj të 50-të me një festë në Miami ku u mblodhën shumë yje. Jennifer shkëlqeu përkrah të fejuarit të saj Alex Rodriguez në një fustan ngjyrë ari. Me atë fustan Lopez të jepte idenë e një Perëndeshe greke.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.