Ndjenjat e përbashkëta të të gjithëve tani që hymë në muajin shtator janë të mbushura me një lloj depresioni të errët e të thellë, ndërsa kalendari shënon fundin jozyrtar të verës(duke qënë se vjeshta zyrtarisht fillon në 23 shtator). Për mësuesit dhe nxënësit ky ndryshim do të thotë që është koha për shkollë e për ata që sapo janë kthyer nga disa ditë pushimi fillon intensiteti i punës.
Por është një e famshme e cila nuk ka ndërmend ta lëri energjinë e #HotGirlSummer edhe për ca kohë dhe sigurisht s’mund të jetë askush tjetër përveç Jennifer Lopez. Aktorja, të cilën do e shohim në filmin ‘Hustlers’ këtë muaj është parë duke shijuar pushimet në maksimum mbi një jaht në Saint Tropez, Francë. Me një stil të vërtetë prej dive, J.Lo e cila kishte veshur një trupore me mbishkrimin “përgjithmonë e re” e trajtoi hapësirën e jahtit si pasarelë duke marrë një pozë që ja vlente për instagram. Me siguri miqtë e saj e kanë fotografuar këtë moment dhe janë mahnitur si të ishte ndonjë eklips i pazakontë.
Sezoni i ngrohtë mund të jetë duke iu drejtuar fundit, por nuk ka mbaruar akoma. Pozat me fuqi shpërthyese të Jennifer na kujtojnë se duhet ti kalojmë këto ditë të fundit me diell duke i shijuar në maksimum. Edhe pse nuk mund ta arrijmë asnjëherë pamjen fantastike që na ka treguar Lopez, ajo është me patjetër fusha e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.