Libra

“Si të shesësh gjithçka” – Jeff Bezos rrëfehet në shqip

Sabina Veizaj - Ai njihet si skrupoloz, perfeksionist, i pamëshirshëm, mizor e identifikohet gjithashtu me qeshjen e tij të zhurmshme.

Nuk pëlqen intervistat standarde të punës për të rekrutuar punonjësit e kompanisë së tij, por përzgjedh më kreativët, të shkëlqyerit dhe ata që janë me vizion, si vetë ai.

Prandaj mjediset e kompanisë së tij konsiderohen si konfliktuale dhe shumë punonjës janë në frikë të përhershme për shkak të kërkesave të larta të punës.

Kompani nuk ka lehtësira për punonjësit në lidhje me ushqimin dhe transportin, por u lejon atyre që të sjellin kafshët shtëpiake në punë dhe në tryezat e kompanisë gjen ushqim për qentë të ofruar nga vetë kompania.

Një qasje është se të suksesshmit lindin, me pak fjalë, kanë një mënyrë të menduari ndryshe.

Edhe ai është identifikuar që në fëmijërinë e hershme tek ndiqte një program shkollor jo tradicional për nxënësit më të talentuar të shkollave publike të Huston, Texas.

Programi quhej Vanguard dhe stimulonte krijimtarinë dhe pavarësinë e nxënësve e inkurajonte të menduarit gjithëpërfshirës, jotradicional. Që në moshën 12 vjeçare ai shfaqte shpirt konkurrues dhe lexonte 12 libra në javë.

“Po të merresh me ato që thotë bota, mund ti bësh gjërat në mënyrë automatike. Duhet të kesh aftësinë për të menduar se çfarë bën ti, në fakt për veten tënde”- do ti thoshte rioshi gazetares që po përgatiste një libër në atë kohë se “Si nxiten yjet të shndërrisin”.

Ai fëmijë, sot është një burrë 56 vjeçar dhe është njeriu më i pasur në botë me të ardhura neto 115,7 mld dollarë.

Ai është Jeff Bezos dhe historia e krijimit të kompanisë së tij Amazon.com vjen në shqip nën përkthimin e Maniela Sota dhe siglën e shtëpisë botuese Minerva.

"Të shesësh gjithçka: Jeff Bezos dhe Epoka e Amazon” është një libër i vitit 2013 i shkruar nga gazetari Brad Stone. Libri dokumenton ngritjen e Amazon.com.

Biografia e Jeff Bezos në shqip nga Maniela Sota dhe shtëpia botuese Minerva

Si bestseller, libri mori vlerësimin e tij të parë me një yll në Amazon nga MacKenzie Bezos, atëherë gruaja e Jeff Bezos, duke pretenduar shumë pasaktësi në shqyrtimin e gjerë.

Libri fitoi çmimin e Financial Times dhe McKinsey Business Book of the Year për 2013-ën.

Është interesant fakti se si mori udhë projekti i këtij libri, të cilin gazetari Stone e rrëfen në faqet e para të bestsellerit.

Pasi kishte hulumtuar mënyrën se si Bezos u kërkonte punonjësve prezntimet e produkteve (jo me poëer point dhe slide, por raporte përshkruese gjashtëfaqësh ku ata shprehnin mendimet e tyre për të nxitur mendimin kritik, edhe gazetari Stone kur u ul në sallën e konferencave në takim me Bezos i zgjati raportin e tij imagjinar të projektit të librit.

“U ulëm dhe unë i rrëshqita nëpër tavolinë njoftimin për shtyp. Kur e kuptoi se çfarë kisha bërë, qeshi aq shumë, saqë nga goja filloi të spërkaste me pështymë. Për të qeshurën e famshme të  Bezosit është komentuar për vite me radhë. Ajo është një pëllitje befasuese e cila të tund zemrën nga vendi, që  epërfshin atë kur përkul qafën prapa, mbyll sytë dhe lëshon një gjëmim grykor që dëgjohet si ndërthurje si foke-elefant dhe një vegle elektrike. Shpeshherë kjo e qeshur dëgjohet kur asgjë nuk duket komike për dikë tjetër. Në një farë mënyre, qeshja e  Bezosit është një mister që nuk është zgjidhur kurrë, askujt nuk ia merr mendja që një njeri kaq intensive dhe i ëprqendruar të ketë një të qeshur kaq të egër, të cilën duket se nuk e ka askush nga familja e tij”- shkruan Stone në libër.

Jeff Bezos themeluesi i Amazon.com

 Amazon.com u pagëzua sipas lumit Amazon, lumi më i madh në planet (referuar librit).

Sipas librit të Brad Stone, "The All Store. Jeff Bezos and the Age of Amazon” (titulli origjinal), disa prej emrave të tjerë që themeluesi i saj, Jeff Bezos, fillimisht mori në konsideratë si "MakeItSo.com" (pas komandës së përdorur nga Kapiten Picard në "Star Trek: The Generation Next") ), "Aëake.com", "Broëse.com", "Bookmall.com" dhe "Relentless.com".

"Relentless" është sigurisht mbiemri i përsosur për të përshkruar rritjen e kompanisë, dhe këmbënguljen me të cilën Bezos ka ekzekutuar vizionin e tij: të përdorë hapësirën e rafteve të pafund në internet për të krijuar atë që Stone e quan "ëndrra e tregtarit për çdo dyqan - një dyqan me zgjedhje të pafundme ”.

Amazon filloi në mënyrë modeste si një librari në internet me qendër në Seattle më 1995: Ishte aq e vogël sa herë që dikush bënte një blerje, shkruan Stone, "një zile do të binte në kompjuterët e Amazon, dhe të gjithë në zyrë do të mblidheshin për të parë. nëse dikush e njihte klientin.

Në atë kohe Bezos punonte në Ëall Street dhe paguhej shumë mirë e ishte tepër I vlerësuar,

Kur do tu thoshte prindërve se do të linte punën për të themeluar një library on line, i ati, ixhinier nafte që aso kohe punonte në Kolumbi do ti thoshte: “Mos e lër punën, për kompaninë tënde kujdesu natën dhe në fundjavë”. Por Bezos do të ndiqte instiktin e tij.

"Në vitin 2012, viti i tij i 17-të i funksionimit, tregon Stone në libër, kompania "regjistroi 61 miliard dollarë në shitje", dhe ka të ngjarë të bëhet "shitësi më i shpejtë në histori që tejkalon 100 miliardë dollarë".

Amazon i mbijetoi profecive të hershme se do të falimentonte. Gazetari dhe shkrimtari Stone vë në dukje, se biznesi u zgjerua në shitjen e bizhuterive, rrobave, mallrave sportivë, pjesëve të automobilave dhe pothuajse gjithçka tjetër , duke u bërë shitësi më i madh i Internetit dhe një platformë kryesore për shitësit e palëve të treta. Kompania do të vazhdojë të revolucionarizojë shitblerjen me lexuesin e vet përmes Kindle, edhe pasi pozicionohet gjithashtu si një biznes i teknologjisë së përparuar, duke shitur infrastrukturë themelore kompjuterike si ruajtje, baza të të dhënave dhe fuqi e papërpunuar kompjuterike; sipas Stone, klientët e Amazon Ëeb Services përfshijnë fillestare si Pinterest dhe Instagram, ndërmarrje më të mëdha si Netflix, dhe divizione të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, përfshirë NASA dhe C.I.A.

Stone, një shkrimtar dhe gazetar me shumë eksperiencë që ka shkruar për Bloomberg Businessëeek dhe një ish-reporter për The Neë York Times, tregon këtë histori të inovacionit. Për  "The All Store" Stone ka realizuar më shumë se 300 intervista me drejtuesit, ish drejtues, punonjësit aktualë dhe ish punonjës të Amazonës, përfshirë bisedat, ndër vite , me vetë Bezos, i cili "në fund ishte përkrahës i këtij projekti edhe pse gjykoi se ishte" shumë herët “për një reflektim mbi kompaninë”.

"The All Store" nuk shqyrton në detaje pasojat që rritja e Amazon ka pasur në botimin e librave dhe në librari të pavarura, por gjetja e Stone qëndron në parjen e evolucionit të kompanisë brenda peizazhit më të gjerë të shitjes me pakicë dhe brenda revolucionit teknologjik që ishte në kthesën e mijëvjecarit. Ai i jep lexuesit laik një kuptim se si Amazon ishte në gjendje të paracaktojë zinxhirin e librave tashmë të krijuar dhe nën firmën e Barnes & Noble, dhe se si ka qenë në gjendje të rritet dhe të tejkalojë gjigantët në Internet si eBay dhe Apple.

Stone gjithashtu përshkruan një portret dinamik dhe tejet kërkues të.Bezos, duke shkuar aq larg sa të gjurmojë babanë e tij biologjik, Ted Jorgensen, një ish-interpretues cirku dhe uniçiklist, me të cilin Bezos nuk kishte pasur kontakte për dekada.

Dy nga parimet themelore të Bezos janë : vendosja e klientit i pari në radhë dhe të qenit vizionar , pra duke menduar në afatgjatë. Bezos arsyetonte se "çmimet më të ulëta çuan në më shumë vizita të klientëve. Më shumë klientë rritën vëllimin e shitjeve dhe tërhoqën më shumë shitës të palëve të treta që paguan komisione në faqe, "i cili" i lejoi Amazon të marrë më shumë nga kostot fikse si qendrat e përmbushjes dhe serverët e nevojshëm për të drejtuar faqen e internetit ", e cila, nga ana tjetër, çoi në një efikasitet më të madh dhe mundësinë e uljes së çmimeve edhe më tej. Në të njëjtën kohë, përmirësimi i përvojës së klientit - qoftë përmes zbritjeve të thella ose transportit falas - do të shpërndante lajmin gojë më gojë, që do të zinte vendin e reklamave të kushtueshme.

Renditja me një klik lejoi klientët të blinin gjëra me shtypjen e vetëm të një butoni. Nisma të tjera, si ofrimi i një zbritje prej 40 përqind për "Harry Potter dhe Goblet of Fire" për Bezos, ndihmoi për të ndërtuar besnikërinë e klientit.

Stone e përshkruan kulturën në shtëpi (kompani) si "konfrontuese famëkeqe" dhe shkruan se shumë syresh prej punonjësve në Amazon jetojnë në frikë të përhershme.

Ndërsa kompanitë e tjera të Silicon Valley si Google u ofrojnë punonjësve të tyre lehtësira si ushqim falas, palestër në zyrë dhe kujdes ditor, Amazon ishte e njohur për egërsinë e saj ekstreme.

Sa për faqet rivale të tregtisë elektronike, disa e gjetën veten duke luftuar për të mbijetuar përballë uljeve të ashpra të çmimeve në Amazon. Një kompani e Neë Jersey me emrin Quidsi, e njohur për faqen e saj në internet Diapers.com, shkruan në libër Stone, në thelb u detyrua ta shiste vetveten në Amazon pas prezantimit të një shërbimi të ri të quajtur "Amazon Mom", me një program "Abonohu ​​dhe Ruaj".

Çfarë e pret përpara Amazon? Stone thotë se ai mendon se ka të ngjarë që autoritetet antitrustike përfundimisht "do të vijnë për të shqyrtuar Amazon dhe fuqinë e saj të tregut", por shton se kompania është bërë "një navigator mjeshtëror i ligjit dhe është i kujdesshëm për të qëndruar në anën e duhur të tij . " Ai gjithashtu parashikon që Amazon mund të përdorë një ditë shtypjen 3-D (një teknologji evoluuese "në të cilën makinat me madhësi mikrovalë nxjerrin materiale plastike për të krijuar objekte të bazuara në modele dixhitale") për të shtypur mallra në qendrat e tij dhe se ka shumë të ngjarë që së shpejti prezantoni një telefon celular ose një kuti të ngritur televizive të lidhur me internet, në mënyrë që të mund të ofrojë shërbimet e tij në të gjitha pajisjet e lidhura që përdorin klientët e saj.

Z. Bezos i pamëshirshëm, përfundon ky libër, nuk është i kënaqur thjesht për ta bërë Amazon një "dyqan ku shitet gjithçka" por përfundimisht parashikon "një kompani gjithçka".

Ardhja e librit në Shqip…

Ka vetëm pak kohë që biografia e Bezosit ka mbërritur në shqip dhe në një bisedë me përkthyesen, Maniela Sota, ajo më rrëfen detajet e përzgjedhjes, sfidat e përkthimit dhe i përgjigjet gjithashtu kureshtjes sime sepse dëgjojmë rrallë për përkthyesit në Shqipëri.

Maniela Sota përkthyese

“E zgjodha për disa arsye këtë libër për ta sjellë në shqip. Në radhë të parë, sepse biografia është një nga zhanret e mia të preferuara në fushën e përkthimit. Më pëlqen dinamika, risia, përkushtimi, historitë dhe mesazhet që përcjellin personalitetet e njohura. Ky libër i dedikohet Jeff Bezos-it, njërit prej inovatorëve më vizionarë të epokës sonë, i cili i ka dhënë botës dimensione të reja me kompaninë tij Amazon.com. Libri ka marrë disa çmime të njohura, vlerësime të shumta nga kritika, është renditur në krye të klasifikimeve të librave më të shitur. Të gjitha këto ishin motive të tjera të rëndësishme pse ndihesha entuziaste për ta sjellë në shqip.”- më shpjegon përkthyesja Sota, duke shtuar se e pëlqen shumë luftën drejt suksesit dhe i vlerëson tejmase njerëz të tillë që janë shembull veçanërisht për të rinjtë, sidomos në kohën e sotme.

Megjithëse paraprakisht kishte lexuar shumë artikuj rreth librit dhe personazhit, libri për të ishte një surprizë, pasi përkthyesja e biografisë së Bezosit bën pjesë në atë kategori përkthyesish që ecën parallel me leximin dhe përkthimin.

Që në fillim të librit impresionohesh kur lexon, më tregon Sota, se si Jeff Bezos ka qenë gjithmonë një njeri tepër i vendosur për të ecur vetëm përpara dhe me vizion afatgjatë për Amazon-ën.

“Është frymëzuese historia dhe kultura e kësaj kompanie.Mendoj se autori ka përshkruar shkëlqyeshëm sesi Amazon ka arritur të depërtojë plot sukses në tregtinë dixhitale, ka krijuar modele të reja biznesi, ka vendosur rregulla strategjike e sfiduese, ka fituar si asnjë kompani tjetër dhe na jep një mësim të madh: Për t’ja dalë suksesshëm, në jetë apo në biznes, ne duhet të pranojmë ndryshimin ose më mirë akoma ta krijojmë vetë atë.”- thotë përkthyesja e biografisë së Bezosit.

Tek e pyes se kujt kategorie njerëzish i drejtohet ky libër, ajo më thotë se nuk ka kufizime.

Ky libër më shpjegon ajo, demonstron se gjithnjë e më shumë kompani do e zhvillojnë tregtinë e tyre nëpërmjet internetit. Dhe shpesh herë kjo do të jetë e vetmja mënyrë mbijetese për to. Padyshim veprimtaria e tyre dhe mënyra sesi ato e zhvillojnë atë ka ndikim të konsiderueshëm në jetën dhe punën tonë.

“E rekomandoj këtë libër për këdo që dëshiron të mësojë si funksionon Amazon, si ndryshojnë bizneset, sesi ndryshon e gjithë bota.”- shprehet Sota.

Për të sfida e përkthimit të librit “Të shesësh gjithçka” lidhet me terminologjinë specifike të platformave teknologjike, pajisjeve e programeve kompjuterike, tregtisë dixhitale në tërësi.

Në botime të ndryshme të teknologjisë së komunikimit dhe informacionit në vendin tone, shpjegopn përkthyesja Sota, kisha vërejtur përdorimin e pafund të termave në anglisht, shpesh herë të pashpjeguara.

Duhej, thotë ajo, që ta plotësoja patjetër këtë mangësi.

“Punova me shumë dedikim për një vit me radhë dhe në të njëjtën kohë isha mjaft kërkuese ndaj vetes për ta percjellë këtë libër sa më mirë në shqip. Vlerat e kësaj biografie janë të shumta, por do të veçoja mesazhin e Bezos-it: Çdokush duhet të jetë i gatshëm të marrë përsipër riskun. Në një mënyrë apo tjetrën është një eksperiment. Shumë eksperimente dështojnë, por dështimet janë pjesë e nevojshme e udhëtimit drejt suksesit. Gjithashtu e rëndësishme është të jesh shumë i apasionuar sepse do të jeni në garë me sipërmarrës të apasionuar”- thotë Sota.

Maniela Sota përkthimin e veprave artistike e kryen si hobi sepse është shumë e apasionuar, por ajo është përkthyese zyrtare dhe  puna e saj nuk ka të bëjë me letërsi.

Tetë librat artistik që Maniela Sota ka përkthyer deri më tani

Ky ë shtë  libri i tetë  i pë rkthyer prej saj, dhe kryesisht Sota pasionin e saj e zhvillon në orët e vona të mbrëmjes kur i ka kryer të gjitha detyrimet e ditës ndaj punët e familjes sepse siç thotë vetë ajo “nëse do të isha marrë vetëm me përkthime të veprave letrare, veç do të mbijetoja”…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë