Jete & Stil

“Je burrë apo grua”… Përgjigja epike e senatores që trazoi rrjetin

Më 3 nëntor 30-vjeçarja Sarah McBride u fut në histori pasi u zgjodh në Senatin e Delaware, si personi i parë transgjinor që mori detyrën më të lartë. Ajo fitoi 86% të votave.

Në kohë pandemie gjithçka po kthehet në një diskutim virtual përmes rrjetesh sociale dhe senatorja McBride nuk i ka shpëtuar dot një pyetje drejtuar asaj në Twitter. “Jam konfuz, jeni burrë apo grua?” e pyet dikush.

Dhe përgjigjja e McBride, e postuar gjithashtu në Twitter është epike: "Unë jam një senatore".

Përgjigja e saj deri më tani ka marrë rreth 360 mijë pëlqime dhe është rishpërndarë në Twitter mbi 25 mijë herë  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë