Treg

Java e Modës në Milano, eksportet dhe ekonomia italiane “vishen” me rritje

Prej 18 shkurtit Milano kthehet në kryeqytetin botëror të modës femërore: javët e modës të New Yorkut e Londrës u përmbyllën pa ndonjë shkëlqim e kanë shënuar problematika të rëndësishme. Kurse në Milano në fakt java do të jetë më e pasur se zakonisht, megjithë kërcënimin e koronavirusit. Në sfilalatat ku do të prezantohen koleksionet vjeshtë-dimër 2020-2021 në program nga kjo e martë (18 shkurt) deri të hënën (24 shkurt) do të ketë aktivitete mbështetëse si panaire të ndryshme të sektorit si Micam (çorape) e Mipel (çanta) e aktivitete të dedikuara veshjeve dhe aksesorëve: White, Super dhe theOne. Në radhë nga fundi, por jo e fundit, panairet e Lineapelle e Mido, salloni më i rëndësishëm europian i syzeve, që do të mbahet më 29 shkurt deri më 2 mars.

Në tërësi, një vitrinë mbi dy javë për të gjithë sistemin italian tekstil-modë “të zgjeruar”, që përfshin edhe bizhuteri, kozmetikë e syze e që në 2019-n kanë tejkaluar 90 miliardë euro qarkullim, në rritje pak më shumë se 1% krahasimisht me 2018-ën e me eksportet në rritje prej 6.2% në 71.5 miliardë.

Rëndësia e modës femërore

Sipas të dhënave paraprake të elaboruara nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë së Modës për Sistemin e modës italiane (Smi), në 2019 qarkullimi i modës femërore është vlerësuar në rritje me 2,6% ose 13,7 miliardë: sektori femëror i modës kontribuon në rreth 24.5% të qarkullimit të përgjithshëm dhe nxitja kryesore për sektorin erdhi nga kërkesa e huaj vitin e kaluar, ndërsa shitjet e brendshme mbetën njëjtë me vitin paraardhës. Sipas të dhënave të disponueshme të Istat, në lidhje me periudhën janar-tetor 2019, eksportet u rritën me 6.6%, për një vlerë që është afër 8 miliardë eurove.

Eksportet drejt vendeve të Bashkimit Europian janë rritur me 6,2% dhe vlejnë sa 50,5 % të totalit; ato drejt vendeve jashtë BE janë rritur me 7%. Në pesë vendet e para si tregje destinacioni për eksportet janë Franca, Gjermania, Svicra, SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar.

Bursat dhe tregjet, si mund të mbrohen kursimet në 2020

Jo vetëm sfilata

Moda Milano do të hyjë në zemër të ngjarjes të mërkurën më datën 19 shkurt, me sfilatat e Alberta Ferretti, Guçi, Moncler e N°21, përkrah firmave të rëndësishme të huaja si Jil Sander dhe stilistëve të rinj, nga Gilberto Calzolari e Marco Rambaldi (dy prej talenteve të mbështetur nga Dhoma e Modës) deri tek Arthur Arbesser, dizainer me origjinë austriake por I formuar në Itali. Nga e enjtja në të dielë do të sfilojnë të gjithë firmat e tjera të mëdha italiane dhe të huaja, nga Armani tek Versace, pasuar nga Max Mara, Ferragamo e Prada.

Mes debutimeve, përpos të rinjve, Agnona, markë e grupit Zegna që deri më tani ka prezantuar koleksionet në showroom.

Të enjten përveç inagurimeve zyrtare të butikut të Giorgio Armani në rrugën Sant’Andrea e të ekspozitës Memos: në lidhje me modën e këtij mijëvjecari, i cili do të mbetet i vendosur në muzeun Poldi Pezzoli deri më 5 maj. E kuruar nga Maria Luisa Frisa në bashkëpunim me Dhomën e Modës, ekspozita mori mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Komunës së Milanos.

Qarkullimi monetar për qytetin

Megjithë problematikat e pashmangshme nga blerësit dhe shtypi kinez, të njoftuar nga Carlo Capasa, president i Dhomës së modës, që nga 11 shkurti, java e modës në Milano do të jetë gjithashtu një forcë lëvizëse për hotelet, restorantet, shërbimet mbështetëse dhe sigurisht blerjet.

Në prag të shfaqjeve të modës, Dhoma e Tregtisë në Milano, Monza dhe Brianza kujtuan se në Lombardi ekzistojnë 10 mijë nga 91 mijë kompani italiane në tregtinë e lidhur me modën dhe se Milano absolutisht mbizotëron nga numri i të punësuarve (45 mijë nga gjithsej 259 mijë) , e ndjekur nga Napoli dhe Roma.

Kryeqyteti i qendrueshmërisë

Milano qëndron mbi Nju Jorkun dhe Londër e madje edhe Parisin në temën e çështjes së gjelbër dhe jo vetëm qëndrueshmërinë mjedisore, por edhe sociale, një nga prioritetet e Dhomës së modës të udhëhequr nga Carlo Capasa. Në janar, u prezantua masteri në menaxhimin e qëndrueshmërisë së produkteve, i lindur nga bashkëpunimi me Institutin e Modës Milano: edicioni i parë do të fillojë në 2021 dhe do të zgjasë një vit. Dhoma e Modës gjithashtu i ka hapur rrugën temës së diskutueshme të influencuesve, duke botuar, në fund të vitit 2019, udhëzime për të ruajtur marrëdhënien e besimit midis markave dhe konsumatorëve./ilsole24ore/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë