Bota

Japonia lëshon ujin radioaktiv në Fukushima dhe rindez termocentralet bërthamorë

Kryeministri i ri i Japonisë, Fumio Kishida, ka konfirmuar se i gjithë uji i kontaminuar së shpejti do të derdhet në det dhe do të ruhet në termocentralin bërthamor të Fukushimas, uzina e cila ka qenë në qendër të një aksidenti të shkaktuar nga tërmeti shumë i fortë që goditi brigjet japoneze në vitin 2011.

Kishida njoftoi vendimin e tij, të propozuar nga qeveria e mëparshme pas një vizite në uzinën e Fukushimas. Lëshimi i ujit është pjesë e një strategjie energjetike të ndërmarrë nga Tokio dhe e cila parashikon një kthim në atom pas dramës së vitit 2011. Qeveria në fakt po rivendos në punë gradualisht termocentralet bërthamore që u mbyllën pas tërmetit.

Nga njëra anë, Kishida siguroi se uji i ruajtur në uzinë (dhe i cili shërben për të ftohur reaktorët), nuk përbën më një rrezik mjedisor dhe nga ana tjetër konfirmoi se përdorimi i energjisë atomike është i nevojshëm për të arritur qëllimin e zero CO2, emetimet e vendosura për vitin 2050.

Aktualisht, më shumë se një milion ton ujë janë ruajtur në rezervuarët e Tepcos, kompania që menaxhon uzinën e Fukushimas, por hapësira në dispozicion është e destinuar të mbarojë deri në vjeshtën e vitit 2022.

Vitet e fundit radioaktiviteti i erbatorëve tashmë është zvogëluar ndjeshëm, por nuk ka qenë e mundur të "neutralizohet" tritiumi, një izotop i dobët radioaktiv i hidrogjenit.

Autoritetet e Tokios kanë përsëritur se tritiumi nuk përbën më rrezik për ujërat e oqeanit. Që nga viti 2011, ata gjithashtu kanë monitoruar jetën e egër në zonën e Fukushimës të evakuuar pas tërmetit pa gjetur ndonjë dëm për shëndetin e kafshëve.

"Bazuar në këto rezultate, - komenton Dr. Kelly Cunningham, një nga kuratorët e kërkimit, - mbase njerëzit nuk kanë nevojë të kenë aq frikë nga kthimi në zonat e riparuara 10 vjet pas aksidentit". Pasi trauma e aksidentit në Fukushima të jetë përpunuar, Japonia gradualisht po tërhiqet drejt energjisë bërthamore.

Të 35 termocentralet bërthamore në vend u mbyllën pas tërmetit të marsit 2011, i cili mbajti të gjithë botën në pezull dhe që rezultoi në evakuimin e 150,000 njerëzve.

Sot 16 uzina tashmë janë kthyer në punë pas kontrolleve në standardet e tyre të sigurisë, ndërsa Kishida ka njoftuar rifillimin e dy të tjerëve.

Qeveria e Tokios nuk është e vetmja që ka ndryshuar qëndrim ndaj atomit. Në Francë, Emmanuel Macron, njoftoi investimin e një miliard euro në gjeneratën e fundit të termocentraleve, ndërsa Britania e Madhe, Rusia, India dhe Kina kanë planifikuar gjithashtu ndërtimin ose riaktivizimin e centraleve bërthamore. Gjithmonë me qëllim mbrojtjen e mjedisit për të mos prodhuar më dioksid karboni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë