Para

Janar-gusht 2021, bien shpenzimet për ndihmën ekonomike, por rriten për lindjet e reja

Gjatë 8-muajve të parë të vitit 2021, shpenzimet sociale ranë me rreth 250 milionë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, duke u regjistruar në shifrën e 19 miliardë lekëve. Periudha janar-gusht 2021, përfshin edhe periudhën ku ndihma ekonomike do të dyfishohej, nga janari deri në qershor 2021.

Por edhe ndihma ekonomike, që mban peshën më të madhe të shpenzimeve sociale ka shënuar rënie në këtë 8 mujor, krahasuar me 8 mujorin e vitit të shkuar. Për periudhën Janar-Gusht 2021 janë paguar rreth 15.7 miliardë lekë,  ndërkohë që në 8 mujorin 2020 u paguan 16.3 miliardë lekë, rënie me 600 milionë lekë.

Në programin e ndihmës ekonomike, qytetarët që do të përiftonin dyfishim të ndihmës numërohen rreth 63 mijë.

Në kategorinë  e shpenzimeve sociale, sipas të dhënave zyrtare është rritur pesha e bonusit për lindje paralelisht me rritjen e lindjeve përgjatë këtij viti.  

Për këtë kategori janë shpenzuar 2.2 miliardë lekë nga 1.8 miliardë që u paguan në 8 mujorin 2020. 

Shpenzimet për individët e regjistruar si të papunë kanë pasur gjithashtu një rritje të lehtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë