Trend

‘Jamsu’, një teknikë koreane që e zgjat grimin gjithë ditën

Kemi provuar shumë mënyra për të bërë grimin tonë të zgjasë sa më shumë, janë prodhuar dhe produkte e shumë pak prej tyre kanë qenë efikase.
Tani në Kore femrat po praktikojnë një teknikë krejtësisht ndryshe.
Jamsu quhet teknika e cila premton një pamje të përsosur dhe një grim që zgjat.
Për të provuar teknikën, gjithçka që ju nevojitet për të bërë është të mbushni një tas me ujë të ftohtë dhe pasi të keni mbaruar grimin, mbyllni sytë dhe zhysni fytyrën në ujë për 15-20 sekonda.

Mbasi ta largoni fytyrën nga tasi, thajeni lehtë me një peshqir pa fshirë grimin.
Arsyeja pse teknika funksionon është sepse dihet që uji i ftohtë zvogëlon poret dhe krijon një efekt mat në lëkurë.
Uji i ftohtë gjithashtu mund të ndihmojë për të ‘vendosur’ grimin tuaj dhe lejon që ai të bëhet një me lëkurën.
Ata që kanë provuar këtë teknikë kanë dhënë komente shumë pozitive.
Një grua në Instagram ka thënë se kjo teknikë i ka bërë mirë edhe kur nuk ka grim në fytyrë.
Një tjetër tha se ‘Jamsu’ ka bërë që grimi i saj të rezistojë gjithë ditën dhe se ajo nuk kishte nevojë fare të merret me të në asnjë moment të ditës.

Kjo nuk është hera e parë që një hile bukurie koreane ka mahnitur internetin.
Para shumë kohësh, njerëz nga e gjithë bota filluan të lanin fytyrat e tyre me ujë me gaz.   Me origjinë nga Japonia, por e popullarizuar në Kore, kjo pretendohet të jetë një mrekulli për lëkurën sepse e pastron.
“Shumë sallone kanë përdorur ujë të gazuar për të bërë trajtime të ndryshme të lëkurës,” tha Alicia Yoon nga faqja koreane e bukurisë ‘Peach & Lily’.
Ajo tha se mund të lash fytyrën me ujë të gazuar por dhe mund të bësh pambuk me ujë dhe ta vendosësh në lëkurë.
Uji me gaz ndihmon në larjen e poreve pa shumë ashpërsi dhe ndihmon në efikasitetin e produkteve të tjera të kujdesit të lëkurës.
Burimi: Daily Mail. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë