Pas një votimi me shumë emocione, Netta nga Izraeli fitoi kupën “Eurovision Song Contest 2018” me këngën ‘Toy’, të shkruar dhe kompozuar nga Doron Medalie dhe Stav Beger.
Përfaqësuesi i Shqipërisë Eugent Bushpepa u rendit i 11. Pavarësisht se nuk përfaqësonin flamurin shqiptar, Eleni Furiera nën Qipron dhe Ermal Meta nën Italinë u renditën përkatësisht në vendin e 5 dhe të 2 të dhjetë këngëtarëve më të mirë të Festivalit Europian për vitin 2018.
Izraeli e fitoi kupën me 529 pikë, e ndjekur nga Qipro me 436 pikë. Të dyja këngët ishin më të favorizuarat për të marrë trofeun në shtëpi. Suksesi i Austrisë ishte një suprizë e vërtetë; me 342 pikë u rendit e treta.
Mijëra njerëz nga e gjithë bota arritën të shihnin tre netë spektakël në Lizbonë të Portugalisë në Altice Arena këtë javë dhe 200 milion shikues në televizor. Për Portugalinë ishte hera e parë që bujtte Festivalin Europian.
Rreth Netës
25 vjeçarja ambicioze dhe e vendosur ka një karrierë të mirë në muzikë. Ajo ka përfunduar shkollën e mesme si ekselente me meritë në studimet muzikore dhe po ndjek studimet e larta në “Rimon School of Music” në Departamentin e Studimeve Elektronike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.