Bota

Izraeli paralajmëron Hamasin: ‘Do të përballet me pasojat’

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë paralajmëruar organizatën terroriste Hamas se do të përballet me pasojat pas breshërisë së raketave që kanë hedhur në Izrael.

Sipas asaj që raportohet, terroristët janë infiltruar në Izrael në pozicione të ndryshme, ndërsa forcat mbrojtëse po organizojnë planet për tu përgjigjur sulmeve.

“Në orën e fundit, organizata terroriste Hamas ka filluar një sulm masiv me raketa në Rripin e Gazës në territorin izraelit dhe terroristët janë infiltruar në një numër vendesh të ndryshme.

Civilëve në zonat jugore dhe qendrore u kërkohet të qëndrojnë pranë strehimoreve, dhe në zonën përreth Rripit të Gazës, brenda strehimoreve.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm aktualisht po kryen një vlerësim të situatës dhe miraton planet për vazhdimin e aktivitetit të IDF.

Organizata terroriste Hamas është përgjegjëse për këtë sulm. Ajo do të përballet me pasojat dhe përgjegjësinë për këto ngjarje”, thonë Forcat Mbrojtëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë