Bota

Izraeli: Kemi vrarë mbi 400 militantë palestinezë

Nga Gazeta 'Si'-Më shumë se 400 militantë palestinezë janë vrarë në jug të Izraelit dhe në Rripin e Gazës, si dhe dhjetëra të tjerë janë kapur. Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari.

Në deklarata për “Times of Israel”, ai u shpreh: “Deri më tani, po luftojmë në Kfar Aza, si dhe jemi në operacione kërkimi në shumë qytete të tjera. Forcat tona janë në të gjitha qytetet e vendit, pa përjashtim”.

Të paktën 350 persona kanë humbur jetën në Izrael dhe thuajse 1600 të tjerë mbetën të plagosur nga sulmi i armatosur i së shtunës nga Hamasi. Gjithashtu, raportohet për mbi 100 persona të marrë peng. Shteti izraelit njoftoi se po punon për marrjen nën kontroll të territorit të sulmuar nga Hamas dhe për lirimin e pengjeve.

Ndërkohë, po realizon bombardime në Gaza.

Në këtë shpërthim të ri të konfliktit është përfshirë edhe Libani, nga ku milintatët e Hezbollahut lëshuan disa raketa në drejtim të Izraelit. Kundërpërgjigja e shtetit hebre erdhi në të njëjtën formë, duke shënjestruar disa zona në rajonin e kontestuar të Malit Dov.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë