Bota

Izrael, 22 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur deri më tani

Nga Gazeta Si- Shërbimet e urgjencës të Izraelit thonë se të paktën 22 izraelitë janë vrarë pas një sulmi të paprecedentë të papritur palestinez. Ndërkohë deri më tani janë raportuar mbi 500 të plagosur ndërkohë që sulmi palestinez vazhdon në Izrael.

Qeveria izraelite ka shpallur gjendje lufte ndërkohë që në një deklaratë thotë se Hamasi do të paguajë rëndë për këtë sulm të befasishëm.

“Izraeli është gati për luftë”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes izraelite.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë