Gazeta Si - Në dëshminë e saj në praninë e një psikologu, gruaja e 35-vjeçarit Jetnor Zhaboli ka deklaruar se prej një viti e gjysmë qëndronte e izoluar në banesë.
Për më tepër ajo është dhunuar dhe nuk ka kallëzuar në polici, pasi siç ka pohuar edhe vetë, e do bashkëshortin e saj.
“Prej një viti e gjysmë jetoj si në burg, dhunohem nga bashkëshorti, por nuk e kam kallëzuar për shkak se e dua Jetnorin. Kam një vit e gjysmë që jetoj në banesë me kamera, pa dritë, nuk dal vetëm, nuk kam telefon dhe më mban të izoluar në banesë”, - thuhet në dosjen hetimore.
Sipas saj, “më 25 janar rreth orës 08:30, Jetnori ka dalë dhe ka mbyllur me çelës nusen, mamanë dhe vajzën e mitur. Me vete ka marrë vetëm djalin e vogël, vetëm 3 vjeç, për ta çuar në kopësht”.
Gruaja tregon se dy ditë para se të arrestohej tek shtëpia e vjehrrit partneri e ka goditur me shkelm në shpatull, pasi e akuzon se flet me muret. Gjatë dhunës kanë qenë prezentë edhe fëmijët.
“Para dy ditësh më ka goditur me shkelm dhe shpatull pasi më akuzon se flas me muret. Nuk kam asnjë dokument identifikimi pasi bashkëshorti mi ka marr. Ka kamera, ka bllokues valësh, alarm, ka kamera të lëvizshme dhe mi vendos te komodina e dhomës kur fle gjumë, jam e monitoruar, e kontrolluar në çdo moment. Banesa në korridor ka kamera të vendosur, kurse pjesa tjetër është me kamera të lëvizshme. Ka blerë dhe aparat që gjurmon valet”, - ka treguar ajo.
“Nuk merr asnjë medikament pasi nuk ka pranuar asnjëherë që ka probleme shëndetësore. Nuk ka qenë i dënuar. Me vajzën sillet mirë, ndërsa me djalin e moshës 3-vjeçare nuk e afron, e shikon si të racës së saj, e urren, e shikon në një mënyrë me përçmim”, thuhet në dosje.
Në banesë, Zhaboli ka vendosur kamera të lëvizshme, bllokues valësh dhe alarm.
Për gjendjen e rëndë të djalit ka folur edhe mamaja e të arrestuarit. Ajo është shprehur para policëve se Jetnori me gruan njihen prej 15 vitesh dhe se është shumë e kënaqur nga nusja, por prej 1 viti djali ka pasur probleme shqetësuese emocionale dhe mendore.
“Ka shqetësime sikur dëgjon zhurma në mure të banesës, përgjime. Për këtë shkak kanë bërë kontrolle dhe me specialistë dhe nga kontrolli nuk ka dalë ndonjë gjë”, është shprehur ajo.
Në banesë, Zhaboli ka vendosur kamera të lëvizshme, bllokues valësh dhe alarm.
Për gjendjen e rëndë të djalit ka folur edhe mamaja e të arrestuarit. Ajo është shprehur para policëve se Jetnori me gruan njihen prej 15 vitesh dhe se është shumë e kënaqur nga nusja, por prej 1 viti djali ka pasur probleme shqetësuese emocionale dhe mendore.
“Ka shqetësime sikur dëgjon zhurma në mure të banesës, përgjime. Për këtë shkak kanë bërë kontrolle dhe me specialistë dhe nga kontrolli nuk ka dalë ndonjë gjë”, është shprehur ajo.
Më herët, Prokuroria e Tiranë ka kërkuar “arrest në burg” deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen e shëndetit mendor të 35-vjeçarit Jetnor Zhaboli, i arrestuar pasi mbante mbyllur në banesë familjarët e tij në Tiranë.
Seanca për masën e sigurisë do të bëhet të hënën në orën 09:30 në Gjykatën e Tiranës. Jetnor Zhaboli ndalonte komunikimin me persona të tjerë, bashkëshortes, fëmijëve dhe nënës si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme mbi ta. 35-vjeçari kishte instaluar kamera në të gjithë hapësirën e shtëpisë dhe i përgjonte gjithë kohës.
Veprimet e Jetnorit arrinin në ekstremitet, duke terrorizuar familjen me sjellje të pakontrolluara. Netët ktheheshin në horror, pasi ai fikte energjinë elektrike dhe i zgjonte nga gjumi me drejtimin e elektrikut të dorës në fytyrat e tyre.
Mungesa e lirisë, presioni i pandërprerë nga Jetnor Zhaboli kishin çuar në mendjen e bashkëshortes së tij idenë për të kryer vetëvrasje.
Policia gjeti në banesë dy letra që gruaja u kishte shkruar familjarëve të saj: "Po iki sepse kjo nuk është jetë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.