Gazeta Si- Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për Jetnor Zhabolin, ekonomistin që mbante të izoluar dhe në mbikëqyrje kamerash sigurie familjarët e tij në kryeqytet.
Pas paraqitjes së akt-ekspertizës psiko-ligjore, gjykata ndryshoi masën nga "arrest në burg" në shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik.
Sipas akt-ekspertimit, Zhaboli ka qenë i papërgjegjshëm në kohën e kryerjes së veprimeve për të cilat u arrestua.
Ai arrestua pas denoncimit të bër nga fqinjët të cilët kishin vërejtur sjellje të dyshimitë nga na e tij, teksa polici zbuloi gjatë kontrollit se mbante mbyllur në banesë prej të paktën 1 viti dhe i monitoronte me kamera nënën, gruan dhe vajzën e tij.
Gjithashtu, i riu kishte vendosur edhe bllokues valësh në banesë në mënyrë që të evitonte kontaktin e tyre me persona të tjerë. Për shkak të situatës, gruaja e kishte tentuar edhe vetëvrasjen.
Vetë Zhaboli deklaroi në gjykatë se e bëri një veprim të tillë “për tu kujdesur për anëtarët e familjes pasi kishte frikë për ta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.