Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev është tanimë në izolim mes dyshimeve se mund të jetë infektuar me koronavirus. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se dy liderët e partive më të mëdha në vendin fqinj janë në izolim pasi kanë pasur kontakt me një gazetar, i cili tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
“Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski prej sot janë në izolim të detyrueshëm 14 ditor. Pas informatave një gazetar nga një televizion është pozitiv me Covid-19, një javë pasi realizoi intervista me liderët e partive, vendosëm të testojmë menjëherë Zaevin edhe Mickoskin. Rezultati i Hristijan Mickoskit i cili u përpunua mbrëmë vonë është negativ, por ai do të qëndroj në vet-izolim të detyrueshëm për 14 ditë. Rezultati i kreut të LSDM-së Zoran Zaev do të jetë gati gjatë ditës së sotme, por edhe ai menjëherë pas informatave është vënë në vetizolim 14 ditor”, deklaroi Filipçe.
Dy liderët po qendrojnë në izolim mes frikës se mund të jenë infektuar me Covid-19, por nuk rezultojnë pozitiv që në ditët e para.
Ish-kryeministri Zaev konfirmoi përmes profilit të tij në Facebook se është në izolim por shton se ndihet mirë dhe është duke pritur rezultatin e testit të Covid-19.
“Nuk kam simptoma, sot jam testuar dhe presim rezultatet gjatë ditës, pas së cilës do të përcaktohen hapat e ardhshëm, ka shkruar Zaev në profilin e tij në Facebook.
Maqedonia e Veriut ka deri më tani 712 të infektuar dhe më shumë se 30 viktima.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.