Libra

Izolimi, frekuentimi i Bibliotekës Kombëtare bie me 25 %

Të dhënat e INSTAT të 2018-ës do të tregonin se 1/3 e shqiptarëve nuk kishin lexuar asnjë libër gjatë një viti.

Përpos statistikave zyrtare, botuesit dhe aktorët e fushës gjykojnë se leximi në raport me numrin e popullsisë është i vogël, por i ndikuar kjo nga situata e paqëndrueshme politike edhe ekonomike që ndihet edhe tek lexuesi. Por, mendojnë ata, besnikët e librit, është pjesa e popullsisë me të ardhura më të pakta, edhe ky. Është një shkak me gjithë sakrificat e bëra për të lexuar.

Mjedisi i brendshëm i Bibliotekës Kombëtare




Megjithatë statistikat më të fundit të INSTAT për kulturën, tregojnë një sjellje intersante të shqiptarëve të frekuentimit të Bibliotekës Kombëtare në tremujorin e pare të 2020-ës, duke marrë parasysh se në ditët e para të muajit mars edhe Biblioteka Kombëtare u mbyll për shkak të pandemisë Covid-19.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë 2020, numri i shërbimeve të njësive bibliotekare është 17 mijë e 213, ndërkohë numri i frekuentuesve në Bibliotekën Kombëtare ishte 26 mijë e 685, vetëm 3 984 frekuentues më pak se tremujorin e një viti më parë. Në Bibliotekën Kombëtare, në tremujorin e parë 2020 janë afishuar 1.076 tituj të rinj dhe 4.669 ekzemplarë të rinj.

Në faqen e vetë në fcbook Biblioteka Kombëtare do të njoftonte se “Sikurse ju kemi njoftuar edhe më herët, për shkak të situatës së krijuar nga #COVID19 , #BibliotekaKombëtareeShqipërisë ka ndërprerë shërbimet në ambientet fizike të saj. Në këto kushte, ajo u vjen në ndihmë përdoruesve të saj me #BibliotekënDigjitaleAlbanologjike e cila përmban koleksione të rralla të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, si: #libra #antikuarë #dorëshkrime #harta dhe #periodikë të shekujve XV-XIX në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera.

Për më shumë informacion, klikoni në http://ëëë.bksh.al/gsdl/cgi-bin/library.exe”

Në të njëjtën kohë Biblioteka Kombëtare njoftonte se vijon pa ndërprerje shërbimet e saj online; për lexuesit-anëtarësimi, nëpërmjet portalit #eAlbania

#PërBotuesit- pajisja me ISBN

- pajisja me CIP

- anulim ISBN-je.

Gjithashtu, në këto ditë të vështira, disa platforma virtuale ndërkombëtare të leximit po ofrojnë qasje të lirë në faqet e tyre elektronike. Në mënyrë që kjo periudhë të kalojmë sa më lehtë, pa u shkëputur nga bota e leximit dhe e hulumtimit, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka vënë në dispozicion të përdoruesve të saj listën e disa prej këtyre platformave:

#LibraryofCongress

https://www.loc.gov/

#Europeana

https://www.europeana.eu/

#WorldDigitalLibrary

https://www.wdl.org/

#BibliothèqueNationaldeFrance

https://www.bnf.fr/

#Amazon

https://www.amazon.com/

#OpenLibrary

https://openlibrary.org/

#GoodReads

https://www.goodreads.com/

#Gutenberg

https://www.gutenberg.org/

#FreeEBooks

https://www.free-ebooks.net/

Në të njëjtën kohë, libradashësit kanë pasur mundësi të aksesojnë edhe libraritë për të blerë libra, pasi kanë qenë bizneset që qendruan më pak mbyllur nga të gjithë përgjatë izolimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë