Rend dhe Ligj

Izet Haxhia del para Gjykatës së Apelit, kërkon përjashtimin e gjyqtarit Vokshi

Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia ka dalë sot para gjykatës së Apelit për të mësuar masën e sigurisë.

Para se të fillonte seanca gjyqësore ka pasur debate mes Izet Haxhisë dhe trupës gjykuese. Ish-truproja e Berishës ka kërkuar që nga trupa gjykuese e cila do të marrë vendimin për të, të përjashtohet gjyqtari Asim Vokshi.

Haxhia pretendon se ky gjyqtar është pjesë e rrjetit të Sali Berishës dhe familjes së tij. Më herët ai ka bërë kërkesë që mos të gjykohet nga asnjë prej kolegëve të gjyqtares, Fatmira Hajdari, e veja e Azem Hajdarit.

Izet Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006 dhe në vendin tonë ekstradua një vit më parë. Kur u rikthye, ai u zotua se do të tregonte disa të vërteta të mbuluara me qëllim rreth ekzekutimit të Azem Hajdarit. Por gjyqi ndaj tij nuk ka ecur sipas parashikimeve, pasi disa herë është shtyrë.

 

Më Shumë