Ka ndodhur

Iu gjet hashash në makinë, arrestohet djali i Azem Hajdarit

Djalit të vogël i Azem Hajdari, që mban të njëjtin emër i është komunikuar masa e arrestit nga Policia e Elbasanit me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike.

Azem Hajdari, 23-vjeç u ndalua mbremjen e së premtes nga Policia e Elbasanit së bashku me 21-vjeçarin Ergi Gjumsi, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre policia gjeti 5 doza me lëndë narkotike të dyshuar hashash.

Fillimisht u tha se Azem Hajdari nuk ishte në drejtim të automjetit, por shoku i tij Gumsi.

Në njoftimin e shpërndarë për shtyp, Policia nuk sqaron se kujt i përkiste droga e gjetur, por thotë se ajo është sekuestruar së bashku me dy aparate celulare si material për provë hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë