Drejtësia

Iu bë atentat në derë të shkollës, burg për Agron Pukën: Qëllova për vetëmbrojtje

Gazeta Si - Agron Puka, 54-vjeçari i cili mbeti i plagosur nga përplasja me armë zjarri mëngjesin e së mërkurës në Rrilë të Lezhës, do të qëndrojë në burg pa afat.

Këtë të diel, ai u njoh me masën e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim që prej ditës kur ndodhi ngjarja.

Në deklarimet e tij para togave të zeza, 54-vjeçari mësohet të ketë thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi tre përsona i kishin zënë pritë sapo la fëmijët në shkollë.

Ngjarja ndodhi para shkollës 9-vjeçare “Marash Gjoni” në Rrilë, ku fillimisht u raportua për atentat me armë zjarri ndaj 54-vjeçarit Agron Puka i cili mbeti i plagosur.

Por pas veprimeve të thelluara hetimore, rezultoi se dhe vetë shënjestra ka qëlluar në drejtim të tre autoreve të dyshuar Vinçens Tuku, Amarildo Kola dhe Kevin Ndoka të cilët janë shpallur në kërkim policor.

Shkak i kësaj ngjarjeje është një konflikt i mëparshëm që dyshohet të ketë ndodhur në Lezhë. Ky atentat mund të kishte pasoja edhe më të rënda.

Të shpallurit në kërkim hapën zjarr ndaj Pukës sapo ai la fëmijët në shkollë, teksa në zonë kishte shumë nxënës që do të frekuentonin mësimin atë mëngjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë